Dalin pamjet/ Çfarë e shkaktoi zjarrin në Spitalin e Durrësit? Infermieret me dyshekë…(FOTO)

Publikohen pamje nga spitali i Durrësit, ku në orët e para të mëngjesit të sotëm ra zjarr.

Në pamje shfaqen pacientë, mjekë, infermierë dhe familjarë të cilët dalin me shpejtësi nga spitali pasi pavionet u përfshinë nga flakët dhe u mbushën me tym.

Shumica e tyre kanë dalë nga godina nëpërmjeti shkallëve të emergjencës. Me dyshekë, rroba dhe medikamente nëpër duar ata dalin me shpejtësi jashtë.

Prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për zjarrin që ra natën e shkuar në godinën kryesore të spitalit rajonal të Durrësit.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë mbingarkesa e rrjetit elektrik nga vendosja e ngrohëseve. Ndërkohë pas zjarrit dhe kryerjes së veprimeve hetimore nga grupi hetimor, spitali pritet të përfshihet në një proces pastrimi dhe sistemimi për të kthyer pacientët në pavionet e krahut funksional të godinës, ndërsa do të nisë së shpejti dhe riparimi i rrjetit të dëmtuar elektrik në pjesën e godinës ku ra zjarri.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey