Dalin pamjet nga vendngjarja/ Pronari i televizionit dyshohet se u ekzekutua me snajper

Rrësheni u trondit sot nga një ekzekutim me armë, ku mbeti i vrarë Kastriot Reçi, pronar i një televizioni.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes kur u ekzekutua pronari i televizionit lokal, ngrenë dyshime se ndaj Kastriot Reçit mund të jetë qëlluar me snajper.

Kjo, pasi askush nuk ka dëgjuar zhurmë arme, ndërsa në vendin e ngjarjes nuk ka njolla të shumta gjaku.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey