Dalin rezultatet e koronavirusit për KF Vushtrria

Njihuni me familjen më të bukur në botë që po thyen internetin (Video)

Tashmë kanë dalur rezultatet e koronavirusit për KF Vushtrria.

Janë konfirmuar edhe 6 raste të reja me COVID19 në Kosovë, të gjitha nga komuna e Prizrenit.

Ndërsa, IKSHPK ka njoftuar se janë shëruar edhe 2 persona.

E, Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri Sylejman Meholli, ka dhënë lajme të mira nga kjo komunë sa i përket COVID19.

Ky është postimi i plotë i tij:

Afër 40 testime për Covid 19 janë kryer sot për qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, në mesin e tyre edhe futbollistët dhe stafi i Klubit të Futbollit Vushtrria, të gjithë kanë rezultuar negativ!

Dhashtë Zoti po përfundon kjo sprovë dhe së shpejti gjitha veprimtaritë ekonomike, arsimore, sportive, administrative etj, t’i kthehen normalitetit!

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey