Dalin rezultatet: Kush janë më të mirë në anglisht, studentët serbë apo shqiptarë

Testimi ka treguar se serbët janë më të mirë.

Studentët e Bullgarisë dhe Serbisë kanë treguar rezultatet më të mira në testet e standardizuara TOELF për gjuhën angleze. Rezultatet janë treguar për të gjithë Ballkanin dhe dy shtetet shqiptare qëndrojnë më keq se sa pritej.

Me pikët mesatare të TOELF, Kosova qëndron pas Bullgarisë, Serbisë dhe Maqedonisë se Veriut dhe para Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Testet TOELF kryhen nga studentët të cilët dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit.

Burimi është nga “TOEFL iBT Test and Score Data Summary 2019”.

Testi TOEFL kërkon të provojë aftësitë e studentëve për të komunikuar në anglisht në ambiente specifike akademike, universitare dhe në klasë.

Është pranuar nga mbi 8,500 institucione në 130 vende, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Australi, si dhe të gjithë 100 universitetet më të mira në botë.

Kjo është lista për vendet e Ballkanit.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey