Dani Olmo bëhet prioritet i Barcelonës në afatin e janarit

Ylli i RB Leipzig, Dani Olmo thuhet se është objektivi kryesor i Barcelonës në afatin kalimtar të janarit.

Klubi nga Camp Nou është afër të mbyll marrëveshjen me trajnerin Xavi, i cili ka përfunduar sezonin me Al Saddin e Katarit.

Megjithatë, drejtuesit e klubit në mendje kanë edhe përforcimin e skuadrës me lojtarë, përveç trajnerit.

Sipas gazetës spanjolle AS, Barcelona tashmë ka prioritet në janar nënshkrimin e mesfushorit me tipare sulmuese të RB Leipzig, Dani Olmo.

Gjigantët spanjollë duan ta rikthejnë 23-vjeçarin në klub mes mungesës së thellësisë së skuadrës, duke e lënë atë të largohet pas një periudhe në akademinë e tyre në La Masia në fillimin e karrierës së tij.

Nëse Barça dështon të rikthejë Olmon në Camp Nou, ata do ta kthejnë vëmendjen te Raheem Sterling i Manchester Cityt si një objektiv alternativ.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey