Daniel Serwer komenton deklaratën e Kurtit: Thaçi dhe të tjerët tani për tani janë të pafajshëm

Serwer komenton deklaratën e Kurtit: Thaçi dhe të tjerët tani për tani janë të pafajshëm.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha pas darkës në Bruksel se “të gjithë kriminelët e luftës nga Ballkani Perëndimor duhet të eliminohen nga politika”, por nuk deklaroi saktësisht nëse kur e tha këtë kishte ndërmen ish-krerët e UÇK-së, gjë që provokoi akuza nga disa politikanë opozitarë sot.

Profesori dhe eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer e komentoi deklaratën e Kurtit. Ai tha për portalin serb në Kosovë, “Kosovo Online” se Thaçi dhe të tjerët janë ende të pafajshëm, transmeton Gazeta Express.
“Kriminelët e luftës janë kriminelë lufte, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, por të gjithë janë të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia. Ish-komandantët e UÇK-së në Hagë, përfshirë ish-presidentin Thaçi, janë të pafajshëm tani për tani”, tha Serwer.

Në rastin e Sali Berishës, më saktë vendimit të Washingtonit për ta ndaluar ish-presidentin e Shqipërisë dhe anëtarët e familjes së tij që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara për shkak të korrupsionit, Serwer tha se nuk di asgjë për këtë çështje, por shtoi se “është ide e mirë për ta ndaluar hyrjen e njerëzve të korruptuar në SHBA”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka qëndruar në Bruksel për një darkë të cilët e ka shtruar përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, e në të cilën kanë marrë pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kurti ka përmendur edhe tri shtyllat kryesore mbi të cilat vendet e Ballkanit e Përëndimor, përfshirë edhe Kosovën, mund të ecin përpara drejt integrimit në BE. Një nga këto shtylla, siç thotë Kurti, është eliminimi nga skena politike e kriminelëve të luftës.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey