Danilovski: Duhej të kishte mbyllje të plotë për fundjavë, për të ndalë rritjen e infektimeve

Epidemiologu i njohur në Maqedoninë e Veriut, Dragan Danilovski ka theksuar për Telma se për fundjavë duhej të kishte mbyllje të plotë në vend, për të parandaluar rritjen e numrit të të infektuarëve me koronavirus, përcjell INA.

“Do të thotë një fundjavë 24/7 duhej të mbyllej. Ndoshta jo në gjithë territorin e vendit, por vetëm në ato vendbanime ku kemi rritje të numrit të infektimeve. Do të thotë të kishte mbyllje të plotë, të punonin vetëm dyqane për ushqime dhe barnatoret. Kjo mund të parandalonte rritjen e infektimeve, për të mos patur kolaps në sistemin shëndetësor”, theksoi Danailovski.

Sipas tij, bizneset dhe hotelierët do të mund të përballonin këtë mbyllje afatshkurtër. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey