DAP-i bllokon llogaritë bankare të mijëra qytetarëve, ja arsyeja

Drejtoria e të Ardhurave Publike përmes Qendrës për pagesën e gjobave ditëve të kaluara u dorëzoi qytetarëve afërsisht 14,000 vendime për mbledhje të detyruar të gjobave (shumica të vendosura nga Ministria e Punëve të Brendshme për shkelje në trafik, Ministria për transport dhe lidhje dhe organe të tjera shtetërore), transmeton Portalb.mk.

Gjysmës prej tyre ose rreth 7000 u janë bllokuar llogaritë e transaksioneve, për shuma prej rreth 3000 denarë.

Pjesa tjetër, ose afërsisht 7000 qytetarë, morën vendim për mbledhje të detyruar të pagës nga punonjësit e tyre (për gjobitje nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Transportit), në vlerë prej 100 deri 500 euro.

Me këtë masë restriktive, në buxhet do të derdhen më shumë se 2 milion euro, para nga xhepat e qytetarëve.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey