Dardan Molliqaj pyet Kurtin: Çfarë i premtove Lajçakut prapa dyerve të mbyllura?

Molliqaj pyet Kurtin: Çfarë i premtove Lajçakut prapa dyerve të mbyllura?

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka pyetur kryeministrin Kurti se çfarë i ka premtuar Miroslav Lajçakut prapa dyerve të mbyllura.

Molliqaj ka shtruar një sërë pyetjesh për kryeministrin Kurti përmes një postimi në Facebook.

Kreu i PSD-së ka thënë poashtu se se Kurti në negociata po sjellë kompromise të reja.

“Të rejat e vetme që Kurti po i sjellë në negociata janë vetëm kompromiset e reja. Madje kompromise edhe më të dëmshme sesa ato të mëhershmet, pasi që do ta thellojnë krizën në vend e nuk do ta zgjidhin përfundimisht problemin tonë me Serbinë”, ka shkruar Molliqaj.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey