Dardan Sejdiu thotë se Arben Vitia s’ka kapacitet të udhëheq me Prishtinën

Ish-nënkrytari i Prishtinës dhe analisti i njohur, Dardan Sejdiu nuk beson se Arben Vitia mund të ndryshoj Prishtinën nëse bëhet kryetar.

Sipas tij, Vitia nuk ka kapacitet për të transformuar diçka në Prishtinë.

“Arben Vitia është njeri i mirë, urdhërat që i jepen i administron, por nuk ka kapacitet për të transformuar diçka, për këtë flas nga përvoja”, ka thënë Sejdiu në emisionin Përtej tregimit që u transmetua në Kanal10.

Sejdiu beson se Lumir Abdixhiku është kandidat i mirë për Prishtinën. Ai po ashtu foli edhe për kandidaturën e Uran Ismailit.

“Abdixhiku është kandidat serioz, do të ishte mirë të kandidonte për kryetar të Prishtinës. Me Uran Ismailin jam rritur, është politikan i mirë, edhe pse dallojmë në pikëpamje politike”, ka thënë Sejdiu.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey