Edhe Tuna mbështeti publikisht komunitetin LGBTI.
Qershori për komunitetin LGBTI njihet si “Muaji i Krenarisë”, meqë rast organizohen evente të shumta, shkruan lajmi.net.
Meqë jemi në këtë muaj, shumë prej fytyrave publike kanë treguar haptas mbështetjen për këtë komunitet.
Së fundi, këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna, përmes një postimi në rrjete sociale shprehu mbështetjen e saj për këtë kategori.
“Dashuria fiton”, shkruan ajo në foton ku shihet e mbuluar me ngjyrat e ylberit, që simbolizojnë LGBTI.