Dasmat tona politike pa nuse në lëmë

NGA KALOSH ҪELIKU

1-Kopeja me zgjebe, që me vite e ndjek Autorin e këtij Libri për Nesër, ende është gjallë në jetën publike e politike. Nuk kanë faj ato rrufjanë, por Autori i dramës satirike: Kopeja me zgjebe ndjek Autorin (2000), që i bëri të pavdekshëm kopilat, i futi në Bibliotekën Kombëtare dhe atë botërore.

Përçudi, “miqtë” e mi besnik të Policisë Letrare, uji kur flen, por ato ende nuk flejnë, nuk i merr gjumi. Thënje popullore, që herë pas here ma përsëriste im Atë: Uji flen, por hasmi nuk flen. E dija se, çka më porosiste im Atë me këtë thënje të popullit. Porosi, që më hyri në jetë dhe nga e cila edhe, ende jam gjallë si shkrimtar. Hasmëritë e Babait, Unë i trashëgova në jetën time letrare. Vërtetë, Ai i përballoi pusitë e tyre pas porte, në fund të livadhit, ose pas Çuke, ama Unë edhe sot e kësaj dite bie në gjumë e zgjohem nga ëndërrat me xhinde, që nateditë më hudhin dorë më më dorë mbi çatia dhe majë lisave. Verë e Dimër mes pusive pas porte, në Shkup.

Babai e kishte “nagantin” në brez, bombat e kuqe të italjanit dhe “kashikarat” serbe në xhepat e strukes me mauzerrin e fshehur nën hatullat e çatisë të Shtëpisë. E, Unë sot vetëm penën. Armë, që nuk i palon “miqtë” e mi brenda një nate në pusi pas ferre, por në biblioteka kombëtare e ndërkombëtare. Prandaj, edhe jam duke i mbijetuar disa pusi, helmime, zjarre në banesë, vdekje klinike dhe iskenime aksidenti komunikacioni në rrugë. Luftë publike jo e barabartë me “miqtë” e mi të Policisë Letrare, që ende janë gjallë me pak shpirt si argatë të partive politike dhe “analistë” politik në prehërin e Njerkës. Xhadi, me furkën e leshit te pragu i derës Shtëpisë. Boshtin duke e rrotulluar me gishta të dorës, tjerrë perin e shtëllungës leshit të deleve ruda nën dardhat gorrice, mërizin e Zanave Shqiptare tek “Përroni i Thanës”.

Herë pas here, ende vazhdojnë me pusitë e tyre pas ferre dhe inskenimet e fatkeqësive të komunikacionit. Urdhëri komandues i Njekës me furkën e leshit në brez: të më vrasin pa paralajmërim pas shpine. Nevoja, nëse është t’i përdorin të gjitha metodat policore moderne, në çdo hap dhe lëvizje rrugore. Edhe pse, deri më sot nga kjo Polici Letrare i përballova të gjitha pusitë e tyre eleminuese pas porte: helmimet dhe zjarret në banesë, edhe Vdekjen klinike në Voskopojë (2000), Aksidentin e komunikacionit në “Qafë-Thanë” (2007) dhe këtë të fundit në “Bukoç” (2017), mes maleve të Kërçovës.

Hap imi, hedhur përpara në Luftën me penë: “Miqtë” e mi nuk i kishin lexuar librat e mi artistik, e as ato publicistik. Libra, në të cilët Unë veç më ua kisha zbuluar gjurmët e “rrezikshme” të shkrimtarit, Rrugën për në Baba Tomorr. Gabimi tyre policor, ato më shumë u kishin besuar “armiqëve” të mi argatë në Policinë Letrare, sesa mua si shkrimtar. Prandaj, edhe dështuan si policë letrar në përndjekje si shkrimtar në Luftën time me penë.

Populli, nuk e ka thënë kot: Uji flen, por hasmi nuk flen. Politikanët e sotshëm, mund ta rrejnë veten se, hasmi historik i popullit shqiptar ende flen. Unë, jo! Shkaku, se: hasmi im brez pas brezi nuk e di se, Unë i mbaj përqafe nateditë Tri hajmali: një të Dërvish Nures Zajazit, një të Dërvish Kaçakut Emin Çeliku (Xhambazi), krahut djathtë të luftës në Betejën e Katllanovës për çlirimin e Shkupit (1844). Dhe, të tretën atë të Ismail Qemalit. Edhe, se: Rrugës për në Baba Tomorr më prinë Tri Melaqe Gra (Engjuj): Njëra më pri para e Dy të tjerat më mbajnë përkrahu.

Patrioti i Vonuar, moti kohë ka heshtë, edhe pse herë pas here me gjysëm shpirti e ngre zërin në Facebook me ndonjë koment sa për sy e faqe para popullit se, ende është gjallë me pak shpirt në jetën politike “kryengritëse”. Gjatë jetës së tij “artistike”, i shëtiti gati të gjitha partitë politike komuniste e neokomuniste, dhe këto të fundit me “besë” e pa besë. Shoqatat e “pavarura’ e të varura qeveritare. Plasi si viç i palëpirë me kokën në grazhd për lider i ndonjë partie politike, ose pas një posti politik që ato do t’ia hudhnin për dritare në rrugë.

Fatkeqsisht, partitë politike shqiptare dhe ato “maqedonase” e hetuan me kohë këtë soj të politikanit teknefes me këmbët dhe trutë në legen, dhe e patën vetëm për një përdorim. Politikani ambicioz, gjatë këtyre viteve themeloi edhe disa lëvizje qytetare: “pyka” me “besë”. Përçudi, nuk i eci fati, dhe u strehua në fondacione të SOROS -it dhe në ndonjë kanal televiziv privat të “pavarur” për t’i fsheur gjurmët dhe kokën. Ama, harroi, se: tashti e futi kokën në zall llagu, por bytha i mbeti në qiell të hapur, përmejdani.

Rrugë e hapur nuk i mbeti në qiellin shqiptar e as të “vëllezërve”. Dhiaret nuk i kishte trashëgim nga të parët, prandaj edhe nga rëra ku e kishte futur kokën me bythët në “hava”, filloi të shkruaj komente edhe në emër të një Hoxhe të Allahut. Dëshmi të cilën Unë e zbulova rastësisht gjatë një Ore letrare në një shkollë fillore, fshat afër vendlindjes së Hoxhës Allahut me të cilin i kishte caktuar takimet “patriotike” për “Mëmëdheun”. Drejtori i asaj shkolle, padashtas, më rrëfeu një ngjarje interesante, se: Patrioti i Vonuar përmes tij mbante kontakte me Hoxhën e Allahut, që pas Luftës të 2001 -shit, i cili përsëri kishte dalë në mal kaçak.

E pabesueshme, Hoxha i Allahhut në Ditën e sotshme jetonte në mal kaçak, mu si në kohën e Turqisë. E, policia e këtij “shteti demokratik” krah për krahu me Interpolin, nuk mund ta zente dot të gjallë si “kaçak” mali në shpellë?! E, në Radushë e vrau “banditin e rrezikshëm” me shokë, “terrosistët” mbi pesëdhjetë vetë në “Lagjen e trimave”, ama ja nuk mund ta zente Hoxhën e Allahut, që “kishte” dalë “kaçak” në mal.

Hoxha i Allahut, herë pas here paraqiteshte në Facebook dhe në ndonjë portal elektronik me “ilahitë e tij patriotike” nga mali. Ama, kurrësesi nuk mund ta zente policia e shtetit të “përbashkët”, në një hapsirë malore kaq të vogël me sipërfaqe e dy miljonë banorë. Aqsa ka, vetëm një lagje e Stambollit, në Turqi.

Hoxha i Allahut, në ditën e pavarësisë (2017) doli edhe me një shkrim parazgjedhor. Dihet, autori i këtij shkrimi nuk ishte Hoxha i Allahut, por Patrioti i Vonuar. Edhe, i bënte thirrje “patriotike-muslimane” popullit shqiptar si komandant lufte nga mali:

“Sot skenën politike e kemi qervish politik. Kemi shumë parti. Kemi nostalgjikët e Taçi Vojvodës të grupuar në disa parti politike me “besë” e pa besë.

… Ende kriminelët e “Abazit”, që më shumë janë të lidhur me fashistët e Xhadisë, përfshirë edhe disa (B)analistë me gazeta dhe portale, nuk ka dyshim se nuk do të na lejojnë të mendojmë shtruar për problemet tona qenësore në lidhje me sovranitetin, por do të mundohen me trikat e njejta të vjetëra të na hutojnë që të na mashtrojnë më lehtë, por jo vetëm neve, gjithashtu do ta destabilizojnë edhe qeverinë reformatore të “Shpëtimtarit” të shqiptarëve, do ta satanizojnë çdo veprim të vullnetit të mirë të tij, pasi sot më shumë flasin për sovranitetin dhe të drejtat e shqiptarëve: Bombahedhësi, Neokomunisti, e të tjerë, për të korrigjuar gabimet e pushtetit të … (Kaubojit Shkupit), Komunistit të arratisur dhe të fashistëve Xhadisë, sesa vetë partitë e shqiptarëve, të cilat na shesin kokrra të patriotizmit me kriminelët e tyre hajdutë, që njihen në mjediset shqiptare (që mbijetesën e tyre e varin në partitë e pushtetit), por gjithnjë do të mbesin humbës nga shqiptarët me vlera dhe vyrtite të larta kombëtare dhe fetare.

Pra, nesër mund të festojmë, mos për tjetër, për shpërbërjen e Jugosllavisë dhe për shpresat se ka energji pozitive tek qeveria e “Shpëtimtarit” të shqiptarëve për të korrigjuar gabimet e së kaluarës, por të jeni të sigurtë se kjo nuk i gëzon vetëm hajnat fashistë, kriminelët ordiner, grupet mafioze dhe sektet e korruptuara religjioze, ku të gjitha ëndrrojnë se mund të vjedhin aq sa ka vjedhur Taçi Vojvoda me agjentët e tij dhe “Abazi” me 40 hajdutët e tij.

Urime “Abaz”, Urime , Taçi Vojvoda festa e 8 shtatorit, dita e pavarsisë së Maqedonisë. Ju bashibozukut e rinjë të partive të reja jeni dhe jetoni vetëm si Copy-Paste i këtyre dyve!”

Plotësisht, pajtohem me Hoxhën e Allahut (Patriotin e vonuar të këtij shkrimi) me fjalinë e fundit (urimin e pavarsisë). I vetmi parashikim politik i tij për Ditën e Nesërme, që nuk e luan as topi i Mic Sokolit që ekapi për fyti. Nuk e fajsoj veten, që ia kam dhënë votën e lirë dhe demokratike, pas lufte (2001). Vit, kur ai edhe hyri në Parlamentin e IRJ të Maqedomnisë si deputet i popullit. Dhe, publikisht, Unë si autor i këtij Libri për Nesër dhe Shteti të “përbashkët-demokratik” i bashkangjitem urimit të tij “profetik”.

Urime “Hoxhë”, Pavarësinë e Shtetit “përbashkët”!…

2. –Interesant, me popullin shqiptar: Gjatë Luftës së Kosovës 1998-1999 -të, dhe asaj të 2001 -shit, në IRJ të Maqedonisë, kishim vetëm “komandantë lufte” pa asnjë ushtar?! E kishim një nga Kërçova, por edhe ai si komandant “Askeri”. Italjanët moti kohë, gjatë Luftës Dytë Botërore e kanë paralajmëruar këtë sindrom të rrezikshëm shqiptar: Tautto albanesi, tautto comandanti. Shkenca dhe politika shqiptare, në të ardhmen nuk ka çare pa u marrë me studimin e këtij fenomeni unikat politik shqiptar.

Përçudi, i njëjti fat po na ndjek, jo vetëm në politikë, arsim dhe kulturë, por edhe në letërsi: Ende aktuale, ajo thënja e një satiristi shqiptar Niko Nikolla në një Akademi Përkujtimore për Mehemedali Hoxhën, në Strugë (1997), kur tha: Nuk ka popull shqiptar, por ka popull shkrimtar.

Sot, kujtiteket bënë Antologji të poezizë shqipe: Burgosurve politik, grave krijuese, burrave. Nesër, kutadi Unë, edhe të homoseksualëve. I fusin mes atyre faqeve emra të panjohur letrar, jo që nuk i njeh nëna e tyre, por as Katundi i vendlindjes. E, ku më opinioni letrar mbarëshqiptar. Përveç, autorit – shkrimtar të përpilimit të atyre antologjive me nga 100 euro në ballë për çdo “poet” si për kokë deleje, ose viçi të palëpi.

Poetë pjesmarrës në atë Antologji, janë poetë që përpiluesi nuk i njeh vlerat e arrira letrare artistike në Letërsinë Shqipe, por fotografitë e tyre dhe biografitë, krye për krye në vathë për çdo autor: 100 eurot e tyre “bakshish” në ballë lidhur për brirësh.

Populli shqiptar, kësi soji të përpiluesve të antologjive ka me qerre, por janë larg antologjive artistike që i përpilon bota përparimtare. Prandaj, mirë do të ishte këto përpilusesë të antologjive të merren me kultivimin e zarzavate në Pazar: specave, kastravecave, domateve e patateve. Ndoshta, do të gjenin ndonjë blerës të këtyre prodhimeve ekonomike shqiptare, e jo t’i reklamojnë si vlera në pazaret letrare shqiptare.

Antologji, nuk mund të përpilojë kujt t’i teket dhe ta nxjerrë në treg, shesë si Kungull Stambolli pa rrëfangë. Gjysëmanalfabet, që në kokat e poetëve sheh vetëm 100 euro, ose dollarë. E, jo vlerat e tyre letrare të arrira artistike si poetë.

Deri, dje: kishim rrezikun si popull shqiptar nga “komandantët” e luftës pa asnjë ushtar në Luftë e “Liri”. Sot, kemi rrezik të madh nga përpiluesit e antologjive poetike jo profesionistë me pak poetë…

3. -Tridhjetë vjet me radhë, gjatë “ndryshimeve” demokratike në të gjitha Trojet Etnike Shqiptare kemi dasma të dalldisura politike “shqiptare” pa Nuse në koçi, që së paku ta zbresim me “duvak” në Lëmë tek Pragu i Shtëpisë. “Patriotë” të arratisur mbushur “plot” bateriat patriotike, që gjithë jetën e tyre i grisën opingat, lodrat (tupanët) sokaqeve të “Bit-Pazarit” Shkupit nëpër dasmat shqiptare partiake, e kurrë deri më sot nuk i grisën së paku brekët e tyre me arna “patriotike” ferrave rrugës pas Kalasë Dardane?!

Dasma familjare gjithmonë kemi pasur në Shtëpinë Shqiptare, kemi e do të kemi përderisa të jemi gjallë si shqiptarë në Katund e qytete të Shqipërisë Etnike. Ama, dasmat politike “shqiptare” në emër të popullit shqiptar pa Nuse në koçi, nuk u kanë hije më sot partive politike shqiptare me “Din e Iman” në Shkup e Tetovë. Edhe, atë: Përpara fushatave parazgjedhore parlamentare e lokale për “fitore” për pushtet argati.

Mjerim kombëtar edhe sot e kësaj dite fundekrye: Gjithmonë, saherë që u delë gjumi partive tona politike shqiptare para fushatave zgjedhore parlamentare e lokale, pas “fitoreve” historike politike, rehatimit të tyre në pushtetin e shtetit të “përbashkët” neojugosllav në Qeveri, ne si shqiptarë kemi probleme. Ne si “vëllezër” liridashës, kemi mosmarrëveshje politike kombëtare edhe mes vete shqiptare. Ama, me “vëllezërit” e Njerkës, gati, kurrë nuk e ngrisim zërin publik para kamerave televizive për Liri kombëtare: Shqipëri Etnike. Përçudi, të gjithë Partitë Politike Shqiptare, kur e marrin në “dorë” pushtetin e argatit, i merr ai gjumi dimëror i Arushës Polare, që pas katër viteve të zgjohen përgjumshëm nga gjumi shekullor, përsëri ato zgjohen me të njëjtën ëndërr shekullore nga gjumi: rrëmbimin me këmbë e dur të votave e posteve politike shqiptare qeveritare! E, jo të Shtetit Etnik Shqiptar?!

Pritje shumë e gjatë për shqiptarët si popull me shumicë të banorëve në kët shtet të “përbashkët” ish jugosllav. Gajle nuk e kanë, se: Tetovën e mbyti bërlloku i vet historik verë e dimër, dhe në prag të zgjedhjeve lokale digjet zjarreflakë para syve të popullit, botës përparimtare intengruese sipas tyre për në Evropë.

Strugën turistike, e mbyti me vite bërlloku shekullor komunist e neokomunist: (Mbrëmjet e Poezisë Strugane) në emër edhe të shqiptarëve pa gjuhën shqipe e flamurin kombëtar kuqezi tek Pragu i Shtëpisë, në Strugë

E, nga ana tjetër, verë e dimër kemi dasma parazgjedhore politike të “vëllazërim-bashkimit”, në shtetin e “përbashkët demokratik” ish jugosllav. Zhurma shurdhuese propagandistike arsimore e kulturore dhe fotografime para kamerave televizive me partizanët e partive politike si “misionarë” të arsimit dhe “kulturës shqiptare”?! Gjysëmanalfabetë me diploma universitare e “amin” të partive politike në pushtet t’u prinë “para” këtyre “ndryshimeve” politike shqiptare.

Fatkeqësi, kombëtare?! Poeti nuk i takon vetëm një partie politike, por mbarë popullit shqiptar dhe atij matanë kufirit, Nesër botëror. Punë tjetër është me këngëtarët e Mëhallës “tallava”, kush t’i hudhë “dy pare”, ai edhe hynë në valle.

Premtime të kota partiake – politike, vetëm gjatë një fushate parazgjedhore, se: do të na e shtrojnë rrugën me lule. Barabarësi të plotë kombëtare si dy popuj “vëllezër” në kët shtet të “përbashkët” ish jugosllav?! Ligj të veçantë, gjoja do ta sjellin “nesër” për gjuhën shqipe. Çerdhe të fëmijve do të kemi në çdo lagje e katund. Shkolla, në gjuhën shqipe… E, kur një bari katundi nga fundi i sallës e merr fjalën si burrat shqiptar, se: zotëri politikan, me kollare përqafe “kuqezi”, po ne nuk kemi fëmijë për shkolla?! Politikani, i përgjigjet aty për aty si “komandant” lufte: Partia do t’ju bëjë edhe fëmijë?!…

E rrezikshme për një popull historik Shqiptar, që me shekuj ngjitet dhiareve rrugës për në Baba Tomorr, Malin e Shenjtë të Perëndive. Tyrben, ku pihet vera me nga dy shtama, shkruhet poezia. Dhe, bëhet dashuri me Zanat e Maleve. Shtet demokratik Shqiptar, kur sotpërsot edhe uji e buka janë politizuar me vite deri në palcë, e ku më arsimi e kultura shqiptare. Nuk dihet, kush hanë e kush pinë në kët shtet të “përbashkët demokratik” neokomunist pa këmbë e krye. Bythë, dihet moti nuk ka fare. Edhe ku, e gëdhi nesër natën.

Mazi i hazdisur delë para Pelës azgane, turret me të katërta këmbët livadheve. Nëna Parti Shqiptare, po të ketë nevojë, partizani i saj i dalldisur dhe arratisur, përveçse postit kryeministrit, kyeparlamantarit, zv/ ministrit, drejtorit e deputetit, di të shkruaj edhe poezi erotike?! Përmëshumë, po ta kërkojë Nëna Parti, ai di të organizojë edhe Orë letrare para fushatave zgjedhore lokale e parlamentare. Listën e poetëve pjesmarrës do t’ia përzgjedh Nëna Parti. Përmes Facebook -ut do t’i përcjellë edhe ftesat. Edhepse, e di organizatori se disa poetë nuk kanë Facebook. Punemadhe, “poeti madh” ka Facebook. Mjerë ky popull shqiptar historik, që vlerat politike e artistike poetike i mbanë gjallë në Fecebook, kur bota përparimtare me shekuj i ka strehuar nëpër biblioteka kombëtare e botërore.

Fakt, që fatkeqësisht sot arsimin dhe kulturën e kemi sjell nën nivelin e vlerave të sistemit komunist. Shembull konkret: poetët lexojnë poezi në prag të fushatave zgjedhore lokale. Duartrokasin, politikanë të dështuar me vite politikisht në kët shtet të “përbashkët”, që vetëm gjatë tridhjetë viteve të karrierës tyre politike i kanë ndërruar disa parti politike me poste partiake, si: zv. Krymenintra, ministra, drejtorë, këshilltarë e “analistë” politik shtetëror. Që, në Ditën e sotshme themelojnë edhe parti të reja politike “shqiptare”, dhe ndonjëri sot na delë si kandidatë i “pavarur” për kryetar komune?!…

Edhe, kush: Intelektualë dhe poetë (artistë), sot që duhet të jenë Balli i popullit shqiptar, ato sot manipulohen nga partitë politike gjoja shqiptare dhe dalldisen, edhe shiten për pak para me të katra me poezi e këngë “tallava” nga partizanët e arratisur të partive politike shqiptare të lexojnë një kumtesë shkencore e poezi para fushatave zgjedhore parlamentare e lokale. Burra të grave “besnike” me brekët mbi pantollona në Shtëpinë Publike, që uzurpojnë poste politike e mjete materiale para syve të popullit: parqe urbanistike, ndërtime të egra brenda një nate, sakatojnë gjelbërime natyrore, dhe në mes të parkut, kur t‘u teket ndërtojnë shtëpi dhe pallate biznesi për interesa partiake, klanore, personale e familjare.

Ashti politik antishqiptar, më veç u është hedhur për dritare në rrugë nga partitë politike të Njerkës si një krimb në lumë majë grepi për ta zënë peshkun fatkeq shqiptar (kryetarin e komunave). Mesiguri një ditë, patjetër ashti edhe do t’u mbetet në fyt këtyre partive politike shqiptare e “maqedonase”. Krimbi i radhës, kësaj here është Sheshi “Skënderbeu”. Sheshi, që sipas deklarateve të mëhershme të Komunës “Çairit” me duartrokitje partiake do të jetë më i madhi në Shkup?! E pabesueshme dhe megalomane nga partia politike ende në pushtet?! Këmbekrye, sot i mbuluar me beton, pa asnjë pëllambë livadh (gjelbërim) dhe drunj të mbjellur rreth Heroit tonë legjendar kombëtar. Përveçse, shkallëve të betonit nga të gjitha anët që hipin e zbresin shqiptarët në terrasën ish jugosllave mbi çati, shtruar përsëri fundekrye me beton të rreziten lakuriq në Diellin me rreze mbi krye pa brekë, në këtë vapë të madhe natyrore e politike, në Shkupin Historik Shqiptar rrëzë Kalasë Dardane para këmbëve të Kalit Skëmderbeut?!

Çfarë “Sheshi i madh” është ky xhuxh “shqiptar” mes bërllokut dhe luleve që digjen dhe thahen në diell, në Shkupin Historik?! Shesh të madh historik bëri Kauboji i Shkupit në të dy brigjet e Vardarit me Aleksandrin e Madh, Olimbinë dhe Filipin e Maqedonisë, e jo rrugaçët politik “kuqezi” shqiptar të “Bit-Pazarit” pa brekë në bythë.

Kryelegjanderi Skënderbe, që gjithë jetën i deshi Kalatë dhe Malet shqiptare, sot pasardhësit e tij të “Bit-Pazarit” e varrosin me këngë e valle mes varrezave automobilistike, krah për krahu me muhaxhedinët “musliman”, që deri dje i lenin tekimet e biznesit fetar me çaj rusi tek “Kali”. Sot, mesiguri do t’i lënë tek varrezat automobilistike “muslimane” partiake turko-arabe. Përsëgjalli, Heroin tonë kombëtar Skënderbeun e varrosin mes bërllokut “musliman” shqiptar. (Parkingun e makinave). Përmëkeq, edhe atyre drunjëve që kishin mbijetuar deri më sot nga sistemi komunist, brenda nate ua futën sharrat dhe sëpatat politike e fetare për ndërtime të egra: ndërtesa biznesi, që mbinin si këpurdhat pas shiut brenda një nate në mes të parkut me kisha e xhamia, pa asnjë shkollë në gjuhën shqipe e çerdhe për fëmijët shqiptar. Kujtiteket, në mes të parkut pasmsenate rrethon me rrjetë të gjelbërt një copë livadh dhe thotë, se: këtu duhet ai partizani partiak të ndërtojë shtëpi familjare, ose dyqan biznesi?!

Dasmat e mëdha politike dhe familjare dihet, se: zakonisht, bëhen në prag të zgjedhjeve parlamentare e lokale. E, Nusja e Maleve ende edhe sot e kësaj dite nuk zbriti në Lëmë. Koçia, sot na vjen në Qytetin e Qyqeve (roman parashikues i botuar në vitin 1997 nga Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar me autorin e këtij Libri për Ditën e Nesërme pa Nuse. Qytetin historik të Dërvish Carës, krahun e djathtë të Luftës Dervish Emin Çeliku (Xhambazi) dhe Isë Boletinit me Hasan Prishtinën ende pa Nuse në Lëmë?!

“Krushqit” e sotshëm, dasmorë politik të arratisur pas nuseve të kabineteve, posteve politike, pasurisë materiale personale e Dylqinjave të “Bit-Pazarit”, ende deri më sot nuk e thanë asnjë fjalë për ato burra të pushkës e penës. E ku, më të organizojnë ndonjë Manifestim Kulturor Historik. Përurojnë, Sheshin e “Madh” Historik “Skënderbeu”?! Publikisht edhe, në vend të vetëvetes para kamerave televizive, përkujtojnë Dy Çlirimet Historike të Shkupit nga kryengritësit shqiptar (8.000 kryengritës), atë të Dervish Carës (Betejën e Katllanovës 1844) dhe të Isë Boletinit me Hasan Prishtinën (1912). Përveçse, dalldisjeve të tyre të arratisura politike duke i përdredhur bythët si rrospia meshkuj në Shtëpinë Publike nëpër “Bit-Pazar” me këngë “tallava patriotike”, trumbeta, lodra (tupana) e dajre.

Krushqëve partiak, fatkeqësisht sot me këngë e valle u pri para Nusja Xhadi me pashterkë të kuqe me ilahi e flamuj turko-arab, lidhur qafë për qafe me Diellin me rreze, e jo me atë Flamurin shqiptar kuqezi, shqiponjën dykrenare të kryengritësve shqiptar. Këngën popullore historike të Dasmave Tradicionale Shqiptare përpara koçisë të mbuluar me qilima kuqezi, qëndisur me këmbë arushe nga Nanat Shqiptare nateditë e endur në vekun e Nuses, në Katund: Hajdeni, bini djemtë e Shalës,/ përmes sarajeve të pashës!…

“Krushqit” e Njerkës në mes të Lëmës, sot publikisht me trumbetat e Dexhallit nëpër “Bit-Pazar” e dajre na e zbresin nga koçia Hojdodolen, një haxhuze plakë si nuse sokaku me ferexhenë krahëve dhe “franga” përqafe. Sheqera të larmë me grushta duke i hudhur mbi kokë e duke i bërë dajret copë-copë nga gëzimi për “fitore”. Dorë për dore duke hedhur vallen e “vëllazërim-bashkimit” ish jugosllav me këngë dasme turko-arabe të haxhuxheve plaka dorë për dore pa Nuse në Lëmë…

4. –Shkupin Shqiptar, Kryeqytetin e Rumelisë me më shumë shqiptarë në kohën e Perandorisë osmane, i dyti me shqiptarë pas Tiranës në sistemin kominist në ish Jugosllavinë titiste, sot i treti pas Prishtinës (Luftës kryengritëse të Kosovës 1998), të cilin e kanë rrethuar nga të katër anët djemtë e Njerkës, mezi merr frymë rrëzë Kalasë Dardane.

Shkupi Shqiptar, që dy herë me radhë është çliruar nga Perandoria osmane: Kryengritja e Dervish Carës (1844) me krahun e djathtë të Luftës Emin Çeliku (Xhambazi) dhe herën e dytë me Isë Boletinin dhe Hasan Prishtinën (1912), sot djemtë e Njerkës e kanë rrethuar dhe po i bien pamëshirë me “zaptitë” e tyre politike, në Qeverinë Neokomuniste. Edhe, atë krah për krahu me “vëllezërit”, që sipas Dr. Aleksandar Matkovskit në librin e tij: Kryengritja e Dervish Carës (1985), “vëllezërit” e Njerkës “çlirimtarët” turq i pritën me darka, cuca dhe gra në “fitoren festive” pas shpartallimit të Kryengritjes të Katllanovës. Që, sotpërsot, ajo kohë tradhtare e “vëllezërve” Njerkës ndaj shqiptarëve, vazhdon edhe sot e këaj dite. Tinëz, përditë e më tepër vishet me ferexhe të zeza e tesha turko-arabe në Trojet Etnike Shqiptare. Rrugëve në çdo lagje e sokak dëgjon me të madhe zëshëm gjuhën turke, pa asnjë fjalë “turke” të gjallë për farë në Shkup dhe “ehamdurila”, rrëzë Kalasë Dardane. E kanë përçarë popullin shqiptar edhe më zi se në kohën e Turqisë, Serbisë dhe Jugosllavisë. Farë e ndyrë hithre pas haleje, që nuk pati faj Fishta i Madh, kur përmes vargjeve antologjik thotë, se: ju ende nuk jeni të aftë si argatë shqiptar, … “nji tyran s’po e gjeni dot nën kambë t`cilit ju me u shtrue”.

Vargje të fuqishëm të Fishtës, që edhe sot e kësaj dite janë aktual në politikën e dalldisur dhe arratisur shqiptare. Djemtë e Njerkës, kur me premtime partiake e parulla demagogjike vijnë në pushtet në emër të popullit shqiptar. E, në anën tjetër, vetëm e dalldisin dhe plaçkisin popullin shqiptar duke e lënë edhe pa brekë në Ditën e Sotshme Historike. I rrënuan me themele shkollat shqipe, Çerdhet e fëmijëve dhe e sakatuan arsimin dhe kulturën shqiptare me vite në rolin e argatit “strategjik” politik. Ende, nuk i zbresin Gomarit të Fishtës nëpër “Bit-Pazar”, por si për inatë të shqiptarëve me gjithë “partalla” turko -arabe nën ferexhenë e zezë e hipën mbi gomarë edhe Hojdodolen me 120 kg. mbi samarë.

Edhe, padshtas na i përkujtojnë fabulat e Abetares Shqipe mbi bangat e shkollës fillore: Dy qetë dhe ujku, Dy dhitë kryeneçe mbi vig të lumit, që nga kryeneçsia e tyre nuk ia lëshojnë asnjëra shoqes rrugën Dhe, që të dyja bien në dallgët e lumit. Tekste shkollore të Abetares dhe Librave të Këndimit, që me siguri politikanët e sotshëm nuk i kanë lexuar asaj kohe në shkollat tona fillore, ende me tradita arsimore e kulturore të Ministrit Arsimit të Shqipërisë, Ernest Koliqi. Ministër Arsimi, që edhe sot e kësaj dite ministrat tanë të arsimit janë larg me shekuj nivelit tij politik shqiptar: shkencor, arsimor e kulturor për Ditën e Nesërme.

Politikë gaforreje, që siç duket Njerka i kishte edukuar vetëm për poste politike dhe pasuri personale e familjare. Kopila “Bit-Pazari”, djemë të Njerkës që sot nga të katër anët me Bandat e tyre politike i kanë rënë me “zaptie” Shkupit Shqiptar pas shpine, edhe në këto zgjedhje “demokratike” lokale (2017).

Hajdeni bini djemtë e Njerkës azgane, bini Shkupit Historik Shqiptar!…

5. -Vite më parë, tek libri im me poezi: E përcolla Natën (1998), mes atyre poezive të dashurisë kisha publikuar edhe një poezi parashikuese për Nesër: Kafshë e zbutur. Poezi, që pak veta mund të besonin, se: politikanët e arratisur një ditë duke vrapuar me të katra pas posteve politike, fushave e maleve do të lodhen livadheve me kërpesh përqafe.

George Orwell, në librin e tij Ferma e kafshëve. Personazheve të Librit antologjik, ua kishte dhënë një epitet jetësor ironik-artistik shekullor, mundësi figurative të flasin në libër. Fabula tek të cilat kafshët kishin folur edhe më herët te Ezopi, La Fonteni e Andreseni. Aftësi natyrore, të cilën e kishin pasur më parë kafshët, por e kishin humbur nëpër shekuj. Fenomen aq i arrirë artistikisht, në të cilin e kishte paraqitur aq bukur shkrimtari në Libër një shoqëri korruptive (shtet) të “përbashkët”, aqsa: që sot shumë shkrimtarë do t’ia kishin lakmi. Libër të cilin e kam lexuar herët si nxënës i shkollës fillore, në bibliotekë. Kohën e fundit e kam parë të realizuar edhe si film artistik. Ama, kurr nuk më shkonte mendja, se: një ditë do të shkruaj një poezi për kafshën shtëpiake të zbutur shqiptare me kërpesh lidhur nyje përqafe në grazhd:

Kafshë e zbutur

Dudumi është një kafshë e zbutur

E lidhur me kërpesh në grazhd.

Që, kullot në livadhet e Nënës Parti

Dhe, pi ujë në Hurdhë me bretkosat

Natedite: Guak. Guaak. Guaaaak.

E tërheq qerren zvarrë rrugës

Pronari, e lidh në grazhd

me një krah bar. Kashtë.

Ose, një kovë taxhi. Asht.

Dudumi është një kafshë e zbutur

Shtëpiake. Mëzat i tredhur.

Që, nuk i kërcen në shpinë Lopës.

Dhe, kurrë nuk e thyen zgjedhën…

Asgjë në këtë shtet të “përbashkët demokratik”, nuk ka mbetur pa u politizuar deri në palcë: Edhe, arsimi e kultura. Mos flasim për fenë e Zotit (Allahut)..themelet e një shoqërie, shteti “demokratik”. Edhe, Tri fetë e Zotit (Allahut): Katolike, Feja Islame dhe Ortodokse. Fundekrye, janë të politizuara me vite nga partitë politike. Edhe sot e kësaj dite lakohen si rrugë për dalje nga Shtëpia e Zotit (Allahut) përmes partive politike në fushë. E, asnjëra nuk e parasheh atë rrugën malore, dhiareve pas Çuke. Përmëkeq, sot edhe buka dhe uji që e pimë, janë me ngjyra politike – partiake – fetare.

Vite më parë, gjatë një fushate parazgjedhore, Kauboji i Shkupit “muslimanëve” në xhaminë “Jahja Pasha”, në “Bit-Pazar” ua uroi “Kurban-Bajramin” në gjuhën shqipe. Kryetari i Bashkësisë Fesë Islame i emocionuar me “guximin” e tij “vëllazëror”, e luti Allahun para kamerave televizive që t’ia falë mëkatet Kryeministrit! Festë fetaro – politike, që “Shpëtimtari“ i shqiptarëve, (“Boro e Ramizi”) me simbolet e “vëllazërimit-bashkimit” jugosllav, në “Kurban Bajram -in” e radhës (2017) krah për krahu me “sejmenët” e tyre hyri edhe në Xhaminë “Mustafa Pasha”, rrëzë Kalasë Dardane pa luftë në Shkup dhe pa gjuhën shqipe.

Përçudi, Boshko Buha i sotshëm “ehamdurila”, xhematit nuk ua bëri për “hajër Kurban Bajramin” në gjuhën shqipe?! Edhe pse, para ardhjes në pushtet u premtoi shqiptarëve, se: Posa të ulet në karrigen e kryministrit me “Vëllain” e Vogël (sejmenin, Çuki) do të sjellë “ligj” edhe për zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Punemadhe, gjuhën shqipe Unë brez brezi e kam ende në Shtëpi, nuk ka mundur të ma ndalojë as turku e as serbi. Unë, i përgjigjem në këtë shkrim publiciatik për Nesër në Shtetin e “përbashkët”: Jo, ligj për gjuhën shqipe, por barabarësi kombëtare e gjuhësore të popullit shumicë shqiptar në këtë shtet të “përabshkët”, që e trashëgojnë sot pa merita historike “vëllezërit” e Njerkës me përkrahejn luftarake të shqiptarëve të arratisur me “Din e Iman” nga periudha e djeshme komuniste, sot neokomuniste!

Taçi Vojvoda i Tetovës me shokë, vite më parë në mes të Shkupit para xhamisë “Jahja Pasha” për t’i fituar votat e popullatës të arratisur “muslimane-shqiptare”, thirri: “Allahu Akber”! Gabim i tij historic – politik. Unë, ende edhe sot e kësaj dite në shkrimet e mia publicistike nuk kam thirr: “Allahu Akbar”. Dhashtë Zoti, nuk thirr as Nesër me këto mend në kokë.

“Muslimanët” e Allahut, nuk i besuan Taçi Vojvodës dhe Nënës Parti, e as “Abazit” me trashëgimi familjare brez pas brezi të hoxhallarëve, që nuk ua dhanë votat e “lira-demokratike”. Nuk ma merr mendja se, do t’i besojnë edhe Kryetarit të Bashkësisë Fesë Islame.

Fatkeqësisht, dje i besuan Boshko Buhos partizan të ish Partisë Komuniste Jugosllave, sot Neokomuniste. “Shpëtimtarit” të shqiptarëve duke e stolisur në këto zgjedhje parlamentare (2017) Partinë Neokomunsite me mijëra vota “shqiptare-muslimane” pa merita partiake të “vëllazërim-bashkimit?!

Haraçina shqiptare, jo vetëm, që ia dha votat krye për krye si delet e nënkryeme në vathën e Ujkut, por edhe e futën si mik në Shtëpi. Katund, që gjatë Luftës të 2001 -shit. “Brate” (Vëllai) Lube nuk pati guxim të pi as një kafe gjatë një pushimi lufte?! Përqafimi i “shqiptarëve” të Kumanovës në “Lagjen e trimave”, puthja neokomuniste mallëngjyese e “Shpëtimtarit” në të dyja faqet për të hëngër çotek (dajak) edhe Ditën e Nesërme nga “vëllezërit” e Njerkës, siç duket dha efekt tek “muslimanët” e Kumanovës.

Edhe, “Shpëtimtarin” e shqiptarëve e sollën në pushtet. Përçudi, edhe Bombahedhësi Boshko Buha i Riu u doli borxhit: Pas “Fitores” politike, ardhjes në pushtet ua “zgjidhi” problemin e kanalizimit të Katundit Haraqinë, nuk them atyre politike – arsimore – kulturore shqiptaro-“maqedonase”. Në disa komuna shqiptare, mori guximin të dali edhe me kandidatë shqiptar për kryetar komune. Haraçina, që në rrethin e parë e fitoi kadidaten kryetare komune – grua. Populli thotë, brez pas brezi: Dardha e ka prapa bishtin.

Populli shqiptar, ende me pak mend në kokë. Partia Politike e Taçi Vojvodës, vite me radhë është duke i humbur zgjedhjet parlamentare e lokale. Edhe, e mori tatëpjetën fushave si parti politike e dalldisur shqiptare. Vite me radhë, u përpoq ta marr veten si parti politike, por e kishte vështirë pa Ideologun e Partisë. Rrotull pa brekë i sillen me “temena” Partisë Politike në pushtet. Parti Politike e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare (2017) doli me humbje të mëdha katrasofale në viset shqiptare: me disa “dëshmorë” lufte në varrezat memoriale, fushave e maleve plot partizanë të plagosur në këtë betejë luftarake – politike shqiptare. Fushëbetejë politike, ku do të dalin në luftë përsëri me plotë komandantë e pa asnjë ushtar lufte. Dorën në zemër, e kishim një ushtar për Liri maleve, por edhe ai si Komandant “Askeri”.

Vazhdimisht, më kujtohet ajo thënja italjane historike gjatë Luftës Dytë Botërore: “Tuoti albanezzi, touto komandanti”. Vetëmse, në këto zgjedhje lokale (2017), veshtirë e kanë të rrëmbejnë edhe ndonjë këmbë pule ‘”sakate”. Mendja e shkrimtarit ma thotë, se: Edhe kësaj radhe Partitë Politike Shqiptare do ta fitojnë jadecin e “Kurban-Bajramit”. Nama e popullit shqiptar, kësaj radhe siç duket i ka zënë ta ndjekin rrugën politike historike të Xhadisë. Radhën politike, duket e ka Nusja me pashterkë të kuqe. Lëvizjen Politike me “Besë” e ka nemur Zoti me kohë, që nga Perandoria osmane me dramën tragjike “BESA” të Sami Frashërit.

Pronari i Shtëpisë Publike, kafshët e buta shtëpiake i ka lidhur me kërpesh përfyti në grazhd. Pakrëndësi, kanë ngjyrat e kërpeshëve (kollareve) lidhur nyje përqafe: a janë me yll të kuq, kuqezi, me ngjyrë të kaltërt, apo me hënën drapër përqafe.

Shqiptarët, përveç hënës drapër me vite e kanë pasur edhe çekiçin komunist mbi kokë. Simbole komuniste: me drapërin korrë, e me çekiçin shtyp! Herë pas here “vëllezërit” ua hedhin edhe nga një krah kashtë në grazhd. Ose, ndonjë asht për ta lëpirë përpara Shtëpisë. Që, mos të lehin jerm matanë porte. E, Ujku me shokë, veç më e ka kërcyer gardhin, na ka hyrë në Lëmë te Pragu i Shtëpisë. Nesër, pritet të na hyjë edhe në Odën e miqëve. Ndonjërin, mëzatin e hazdisur edhe e ka tredhë. Fatkeqësia, ai pas kësaj tredhjeje e pranon zgjedhën në qafë, e tërheq qerren rrugës, pllugun mes vapës madhe në arën e Babait, rrëzë Çukës.

Edhe, përçudi është me “besë”! Kurrë, nuk i kërcen mbi shpinë Lopës në livadh…

6. –Dudumin politik, e mbanë gjallë shteti i “përbashkët”, Xhadia. Tjetër punë është ajo, se: ky Dudum politik ende është me këmbët dhe trutë në legen. Nuk është çudi edhe karrierën e tij politike ta përfundojë me këmbët dhe trutë në legen. Në vend t’i luten para këmbëve të Hoxhës Allahut në xhami me tespi kuqezi, sot iu lutën “Shpëtimtarit” shqiptarëve, që viktimat e Kumanovës para kamerave televizve në “Lagjen e trimave”, edhe pse shqiptarët e puthën në të dyja faqet, Ditën e nesërme i shpalli “terroristë”.

Amani, mjaftë më me këto demagogji politike të “vëllazërim-bashkimit”! Populli shqiptar, moti kohë i ka shkërdhyer këto fushëbeteja ideologjike – politike.

Ditën e Nesërme e presim me Kalë me shalë…

7. –E përsëris në shkrimet e mia publicistike dhe libra, se: Partitë Politike Shqiptare, ende merren me ndarjen e lugëve dhe enëve me “vëllezërit”. E Shtëpinë, arat, livadhet dhe malet ua kanë lënë “vëllazërve” të Njerkës. Kurrë, nuk më ka shkuar mendja, se: ato edhe sot e kësaj dite do të merren me enët dhe lugët.

Përsëri, edhe pas 30 viteve do të dalldisen me të njëjtat kërkesa politike: flamur, gjuhë shqipe dhe shkolla shqipe. Ndryshimi i kësaj radhe, nuk janë kërkesa, por gjoja “kushte” politike për të hyrë në Qeverinë e “Vëllazërim-Bashkimit”. Fjalën e kam për Platformën e “përbashkët” të Partive Politike Shqiptare: Njëra parti politike Shqiptare nuk e ka nënshkruar Platformën, Lëvizja Politike me “Besë” është pro Platformës, por nuk merr pjesë në Qeveri me kriminelët dhe të korruptuarit?! Platformëm e përkrah edhe Aleanca për Shqiptarët, por edhe ajo nuk hy në Qeveri me Diktatorin. Partia shqiptare në pushtet, delë pak më e përmbajtur, bënë politikë. Ende nuk deklarohet se, me cilën Parti politike të “vëllezërve” do të bëjë koalicion për të hyrë në Qeveri. Platformë e “përbashkët”, siç thotë populli: Hip se të vrava, zbrit se të vrava! “Analistët” politik me këmbët dhe trutë në legen, dihet si i kemi në mjetet e informacionit e portale elektronike, të gjithë të “mençur” dhe “parashikues” për Politikën Shqiptare, jo vetëm për Nesër, por edhe për Pasnesër?! Njëri i bie patkonit, tjetri këmbës të “Kalit Shemës” pas porte.

Edhe kjo Platformë e “përbashkët” e Partive Politike Shqiptare, frikë kam se do të përfundojë mu si ato marrëveshjet e djeshme politike: “Ilirida”, “Marrëveshja e Ohërit”, “Pyka” shqiptare, “Grupi kordinues mbipartiak”, Lëvizje me “Besë”, “Përzhino” e “Vëllazni” tjera politike partiake. Shkaku se, vështirë rrinë në një thes me arna: speca, domate, patate, kastraveca, qepë, hudra dhe kunguj Stambolli. Qëllimi i tyre shihet larg me dylbi, Platformën e “përbashkët” Politike të partive shqiptare vetëm e kanë si farsë për të hyrë në Qeveri me “vëllezërit” për punësimin e disa partizanëve partiak dhe asgjë më tepër për zgjidhjen e Çështjes Shqiptare, në Ballkan. E, përderisa nuk zgjidhet Çështja Shqiptare, nuk ka rehati dhe paqe në Ballkan.

Fatkeqësisht, me këtë dua të them: Partitë Politike Shqiptare duhet të bëjnë luftë për pushtet (Shtet), e jo të merren me ndarjen e lugëve dhe enëve. Mendja ma thotë, se: edhe kjo Platformë e “përbashkët” e Partive Politike Shqiptare, bashkë me mosnëshkrimin e saj nga një Parti Politike Shqiptare, është sa për sy e faqe që vetëm të hyjnë në Qevri. E Nesërmja, me siguri edhe këtij “pajtimi” formal politik do t’ia vë vulën në ballë. Edhe pse, mezi dolën me një Platformë të “përbashkët” politike, frikë kam se edhe kjo marrëveshje do të përfundojë në kontejnierët e bërllokut, në “Bit-Pazar”. Shkakun e kam thënë moti kohë në shkrimet e mia publicistike e libra. Tashti, vetëm e përsëris si thënie parashikuese për Nesër. Brumi politik e ka fajin. Brumi. Fundekrye, është i njëjti brumë politik i Nënës Parti. Kulaç me farë, nuk bëhet me këtë brumë-krunde. Nuk piqet dot në çerep e nën saçin me shpuzë, maxhatorja ta shtrojë në sofrën shqiptare.

E pyes sot Veten: deri kur Partitë Politike Shqiptare me “vëllezërit” do t’i ndajnë lugët e enët?! Vërtet, as vetë nuk e di si autor i këtij Libri publicistik parashikues për Ditën e Nesërme. Vetja ma thotë: shqiptarët, sot kanë nevojë për një Tru tjetër politik. Tru, që me “vëllezërit” nuk do t’i ndajë lugët dhe enët, por Shtëpinë, arat, livadhet dhe malet. Pastaj, a kanë “besë” Partitë Politike Shqiptare që të dalin sot me një Platformë të “përbashkët” politike, kur ato dikur ishin bashkë në kohën e Arushës Malit?! Pamarrë parasysh se, edhe këto parti politike të para shqiptare e mbëlodhën gjithë bërllokun partiak të Partisë Komuniste ish jugosllave. Vite më vonë, edhe kur do t’i pjellin si prodhime të tyre serike në grazhd viçat e palëpi dhe shterret azgane bishtëpërpjetë livadheve. Pse, tashti me kaq vonesë 30 vjeçare këto Parti politike shqiptare duhet të bëhen bashkë kokëmëkokë në grazhd të Lopës rreth një Platforme Politike të “përbashkët” Shqiptare?! Përgjigja është këmbëkryq pas dere.

I përgjigjem vetë si autor i Librit kësaj pyetje “artistike”: Vetëm e vetëm të hyjnë kope në Qeveri. Partizanëve të tyre të arratisur deri dje nëpër parti politike shqiptare e “maqedonase”, sot t’u sigurojnë nga një vend pune dhe rrogë deputeti të popullit. Përkundër asaj, që gjatë këtyre viteve “vetëqeverisje demokratike” me “vëllezërit” e Njerkës, popullin e lanë pa punë, dhe pa brekë në bythë e bukën e gojës.

Parashikimi im si shkrimtar i kësaj Platforme të “përbashkët” Politike, është: vetëmse, gjoja “bashkimi” i Partive Politike Shqiptare për ta shpëtuar edhe kësaj radhe “Maqedoninë”. Dhe, asgjë më tepër për ndonjë fitore historike të shqiptarëve. Vetë pikat e Platformës “përbashkët” të Partive Politike Shqiptare flasin mjaftë: Flamuri kombëtar, gjuha shqipe, shkollat shqipe… E harruan postin e Kryetarit të Shtetit, Kryeministrit ose Kryeparlamentarit që të jetë shqiptar. Poste politike në Shtetin e “përbashkët”, që gjatë fushatës parazgjedhore të jashtëzakonshme parlamentare me plot gojën i lakonin para kamerave televizive. Veprim politik, që duket haptas, se: Partitë Politike Shqiptare, nuk bëjnë politikë madhore me palën “maqedonase”, por me popullin shqiptar. Përsëri, Nesër këto kalorës të arratisur politik në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare do t’i hudhin grepat me nga një “krimb” mes hurdhe, dhe do ta kapin peshkun e madh – popullin shqiptar.

Partitë Politike Shqiptare, siç duket ende me “vëllezërit” e Njerkës, vazhdojnë t’i ndajnë lugët dhe enët. E, jo Shtëpinë, arat, livadhet dhe malet…

8. -Partia Neokomuniste, siç duket, jo vetëm që i harxhoi gati të gjitha “bombat” politike para kamerave televizive, por edhe fishekët e fundit me plumba qorr për të ardhë dhe rrëmbyer pushtetin me dhunë. Shqiptarët e ngratë t’i “shpëtojë” nga zgjedha e rëndë Neokomuniste veshur me petka “demokratike”. E lëshoi Kuvendin dhe doli në rrugë në mes të Dimrit Madh me paratë e popullit dhe shtetit të “përbashkët”. U vendos përpara Qeverisë me valle e këngë “erotike” të “vëllazërim-bashkimit”. Flamurin shqiptar e lidhën qafëpërqafe me Diellin me rreze?! Javë të tëra nën çadra bënë piknik turistik para Kuvendit te “Parku i Grave”.

Kalorësit e saj të arratisur me yllin e kuq në ballë dhe “patriotët” shqiptar kuqezi me “Allahu Akber” dolën në ballë të popullit. E rrokën mandolinën e “Bjello Dugmes” (gishtat me kajmak). Flamurin shqiptar kuqezi me shqiponjën dykrenare e lidhën nyje me Diellin me rreze. Patjetër, them Unë: duhet të kenë pasur vapë të madhe gushti, në mes të Dimrit Madh.

Shoqatat e “pavarura” qytetare i nxorrën në rrugë me parulla nacionaliste e pankarta “revolucionare”. Studentët nga Universiteti “apolitik” (vatra e dijes) me brohoritje, parulla e pankarta në duar për “ndryshime” politike para këmbëve të “Kalit Shemës”, përpara Qeverisë. Rrugët duke i bllokuar për qarkullim të lirshëm të komunikacionit, shkuarardhjes në punë.

Shtafetën e shokut Tito e dorëzuan në Kumanovë, në “Lagjen e trimave”, ku shqiptarët e puthën “Shpëtimatrin” e tyre në të dyja faqet para kamerave televizive dhe syve të botës për t’i hapur shteg të hyjë në Haraçinë pa armë(?!). Haraçinën heroike, ku “Brate” (Vëllai) Lube, në Luftën e 2001 -shit me ftesën e komandant “Hoxha”, nuk pati guxim ta pi as edhe një kafe?! Edhe, sot hyri “Shpëtimtari” i shqiptarëve pa luftë: ua “ndërtoi” kanalizimin, ujin ua “solli” në Katund, çerdhen e fëmijëve, spitalin. U premtoi edhe rindërtimin e shkollës fillore. Edhe pse, njëri nga fshatarët në fund të sallës e mori fjalën: Zotëri, po ne nuk kemi fëmijë? Kandidattja për kryetar komune, aty për aty iu përgjigjë: Partia jonë Neokomuniste juve do t’u bëjë edhe fëmijë!

Fitorja “historike” e këtij “vëllai” të Njerkës arriti, kur në zgjedhjet parlamentare me ndihmën e “vëllezërve” shqiptar erdhi në pushtet. Partisë politike me “Besë”, që deri dje kokën e kishte te Partia Neokomuniste (Bombahedhësi), e sot “bereqetin” e tundshëm në prehërin e Kaubojit të Shkupit. Krah për krahu me sejmen Çukin, dje i strukur në bythën e “Kalit Shemës” në “Bit-Pazar”, e sot mes herdheve të Bombahedhësit, matanë Vardarit.

Kulminacioni i politkës “madhore” shqiptare u arritë, kur u bë edhe marrëveshja politike historike: Partitë politike në pushtet t’i përkrahin kandidatët e njëra-tjetrës në disa komuna me shumicë shqiptare. Partia politike shqiptare aleate e hëngri grepin. E pranoi edhe publikisht se ka marrëveshje partiake edhe me Partinë Neokomuniste. Populli e ka thënë moti: fëlterja (tigani) në zjarr, e peshku në lumë. Gabim politik, shkaku se në politikë nuk ka besë: Tjetër thuhet, tjetër mendohet, tjetër premtohet e tjetër veprohet me kundërshtarin historik politik. Aqmëpak, duhet zënë besë. Populli shqiptar e ka edhe një porosi të urtë antologjike: Besë ki, por besë mos i zen as këmishës tënde të natës në trup!

Pavetëdije, se: edhe me këtë marrëveshje partiake, Partia Politike me “Besë” e fe do t’i humbë edhe votat e fituara të djeshme shqiptare. Përinatë, votuesit e “vëllezërve” dhe shqiptarët nuk do t’ua japin votën e premtuar të lirë demokratike kandidatëve shqiptar. Rrezik, që në këto zgjedhje lokale (2017) të dalin mu si motra e saj me “Besë”, përfundojë me brekët nëpër këmbë në prehërin e “Shpëtimtarit” të shqiptarëve.

Kandidatët e arratisur (pjella) e saj kësaj radhe dalin në fushatën zgjedhore lokale në “syrret” bostani mes fushe, rrugëve të Shkupit me sytë drejtuar nga qielli duke pritur ndihmën e “Allahut”. Amani, mosni se do t’i vjellë edhe zorrët e barkut! Çajupi për “burrat” shqiptar me mustaqet vesh më vesh e ka thënë bukur në një vjershë satirike (Fshati im) tek “Baba Tomorri”: Burrat nën hije/ lozën kuvendojnë/ Pika që s’u bie,/ se nga gratë rrojnë… E, në ditën e sotshme shqiptarët, nuk e kanë gjallë Teutën Ilire. Unë, sot do ta them pak më ndryshe, mu disi në stilin e Çajupit: Politikanët nën hije, lozën kuvendojnë/ pika që s’u bie, se: nga djersa e populli rrojnë.

Fatkeqësisht, kur sot nga qielli zbriti edhe vetë Zoti (Allahu) në tokë. Hë për hë në qiell, sot jetojnë vetëm sorrat, çafkat dhe laraskat. Që, këtyre “patriotëve” me “besë e fe për Vatan”, mund t’ua lëshojnë si shpërblim ndonjë gëlasë në kokë, ose gojë. Dielli, Hëna dhe yjet e mbretërojnë me shekuj Qiellin. Shqiponjat. Natyra. Njeriu ka qenë, është dhe do të jetë shërbetor i këtyre “zotrave”, që i japin dritë, ujë, ushqim dhe jetë.

Koha erdhi, mendimi im parashikues për Nesër: Shqiptarët, kësaj radhe nuk duhet të votojnë për parti politike, por për kandidatë politik dhe të pavarur të dëshmuar në jetën politike e publike. Që, e meritojnë votën e tyre të lirë dhe demokratike…

9. -Patriotin e dalldisur shqiptar, nuk e vrau Taçi Vojvoda e as huliganët e 27 prillit (2017) në Kuvendin e IRJ të Maqedonisë, që mezi e shpëtoi shqiptari me pak shpirt dhe e nxorri në spital. Aqmëpak, “Abazi” i malit dhe Aliu i fushës. Patriotin e dalldisur shqiptar, e vrau “Besa” në pusi politike pas shpine. “Besa”, që gjatë atyre ngjarjeve të dhunshme në Kuvend, iku në shtëpi. Edhe, atë: nuk e vrau në zgjedhjet parlamentare (2017), platformën e përbashkët të “Tiranës”, por në zgjedhjet lokale me koalicionin e përbashkët me “Besë” për të “fituar” një parti politike shqiptare pa “Besë” në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”, në prehërin e Njerkës.

Vërtetë, para kamerave të sigurimit dhe atyre policore e zvarritën për këmbësh e duarsh korridoreve të Kuvendit, por ai nuk diti këto veprime antishqiptare t’i përdori për karrierë politike. Mendja ime ma thotë, se: Patrioti është burrë i mirë, por nuk është politikan. I hurit dhe kallirit, turr me shkrime publicistike ta shpallnin “hero” shqiptar. Edhe, Hojdodolja me një pizi “patriotike”. Pavetëdije, se: dardha e ka bishtin prapa. Thotë, populli shqiptar.

Fatkeqësi e politikës shqiptare: vetëm për interesa karrieriste partiake, personale, familjare e klanore. Mos them, edhe të ulta lokale. Nuk e shoh punë me mend të lësh postin e deputetit popullit dhe të zbresësh në gara lokale për kryetar komune. Fushëbetejën politike, ku më së shumti duhet të dëgjohet zëri i shqiptarëve.

Patrioti dalldisur, edhe në këto zgjedhje lokale si politikan me përvojë nga shkolla politike e Ideologut, në rrethin e dytë është dashur të dalë vetë si burrat për mejdani pa “Besën” e keqpërdorur të popullit shqiptar e titullin e dramës të Sami Frashërit. Ndoshta, edhe do ta fitonte me forcat e veta politike komunën e Strugës. Punemadhe, edhe nëse në këto zgjedhje e humbëte postin e kryetarit të komunës. Padyshim, do ta fitonte atë të politikanit. Rrezik politik, dihet që do ta paguaj me kokë. Kundërshtarë, kësaj radhe nuk do ta ketë Taçi “Vojvodën” e Tetovës e as “Abazin” e Zajazit, por Lëvizjen me “Besë” me këmbët dhe trutë në legen.

Dëshmi tjetër është ajo se, në prag të zgjedhjeve parlamentare e lokale (2017), “Abazi” i Zajazit përmes mjeteve të informacionit u bënte thirrje partive politike shqiptare: bëhuni bashkë ta fitoni BDI -në! “Politikanët” e arratisur dhe shashtisur të mejdanit asaj kohe, nuk u bënë kurrësesi bashkë për zgjidhjen e Çështjes Shqiptare. Kokë më vete si shqiptarët, njëri i binte këmbës e tjetri patkonit. Dudumi me “Besë”, luftonte për Fe e “Vatan” (Turqi e Arabi). Në zgjedhjet parlamentare edhe ato lokale dolën krye më vete, mu si ato dy dhitë kryeneqe mbi vig të lumit tek Abetarja.

Edhe, pas zgjedhjeve lokale kur e panë, se: që dyja do të përfundojnë bythekrye në fund të hurdhës lidhën “besë”, e bënë koalicionin për ta “fituar” BDI -në. E, jo partitë politike kundërshtare historike nëpër shekuj, që gjithë jetën mbetën në rolin e argatit, ose lypsit te Ura Gurit, matanë Vardarit. Hap politik shumë i vonuar në politikën shqiptare për Nesër, që më veç mbyten në dallgët e lumit malor. Askushi, sot nuk ua zgjatë dorën për shpëtim në lumë, t’i mxjerrë nga hurdha. Shkaku, se: i ndjek prapa historia. Thënja e popullit shqiptar:: të mbyturit mos ia zgjatë dorën, po shtyje me të dyja duart në kokë të fundoset në hurdhë, se të tërheq edhe ty mes rrymës ujit të Lumit.

Pjellat kopile të ish partive politike, sotpërsot u pa se nuk mund të sjellin ndryshime në politikën shqiptare. Aqmëpak, partitë politike me “besë”: Patrioti dhe Dudumi. Partizanët e tyre të dikurshëm “besnik” me poste politike. Ashtu, siç nuk sollën deri më sot pjellat e Nënës Parti, që në fillim ishte një Lëvizje gjithë popullore shqiptare e jo parti politike.

Taçi “Vojvoda” është i pakalueshëm në djegëjen e “patriotëve”, por jo edhe të politikanëve shqiptar. I dogji gjatë këtyre viteve të ndryshimeve demokratike mjaftë personalitete politike që lindin si “patriotë”, e vdesin si politikanë me “besë”. Politikanë që i përzënë nga partia si dudumë, dhe këto të mësuar me karrigen përmbrapa dhe postet politike, nuk mund të pajtohen sot me fatin politik, turr në themelimin e partive të reja politike. Përçarjen e popullit shqiptar, ashtu edhe ashtu i përçarë deri në palcë.

Dukuri negative kjo, në politikën shqiptare, që edhe sot e kësaj dite me vite i ngatërrohet popullit shqiptar nëpër këmbë si kërrocë e keqe rruge. Arsye, që edhe nuk mund të dalim nga bataku me këto politikanë të partive politike shqiptare që i patëm dje, dhe i kemi edhe sot ende gjallë në skenën politike.

Edhe Patrioti, edhe Dudumi me “besë”, janë pjella partiake (kopila) me poste politike nga këto dy parti politike në pushtet e pa pushtet. Kurrë, deri më sot nuk e kanë vënë në rend dite në Kuvend: Zgjidhjen e Çështjes Shqiptare në Ballkan. Fytyra politike, që pavetëdije e zbuluan sot veten nga mbulesat “partiake”: Shamia “politike”, dhe ferexhetë e zeza hedhur krahëve me koalicionin politik mes Aleancës për Shqiptarët dhe “Besës” për pushtet, për ta “fituar” një parti politike shqiptare BDI -në, që zbriti nga mali.

Fatkeqësi kjo kombëtare, nëse ky koalicon fiton ndonjë komunë shqiptare dhe vijnë në pushtet. Burrat e ferexhezezave me “ Fe e Besë”, përsëri do të na e grushtojnë Babadimrin te “Mavrovasja” në Shkup, si i dërguar i Shejtanit. “Çairin”, edhe katër vite me radhë për Vitin e Ri do të na lënë në errësirë pa drita festive.

Patriotin e dalldisur si politikan, e vrau “Besa”!…

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey