Dasmë shqiptaro – kroate, sulmuesi i Romës martohet me motrën e mbrojtësit shqiptar

Dasmë shqiptaro-kroate, sulmuesi i Romës martohet me motrën e mbrojtësit shqiptar!

Me flamur shqiptar dhe kroat! Kështu festohet në dasmën e mesfushorit të Kroacisë Ante Çoriç (kartonin e 25-vjeçarit e zotëron Roma, por është i huazuar te Zyrihu), i cili ka lidhur kurorë me Sara Prengën, vajzën e ish-futbollistit të Partizanit, Besnik Prenga.

Sara është gjithashtu motra e Herdi Prengës, futbollistit të Kombëtares, që luan në Hungari te Kisvarda.

Ante Çoriç ka luajtur te Dinamo e Zagrebit (edhe te moshat), ndërsa Besnik Prenga prej kohësh jeton në në kryeqytetin e Kroacisë, pasi punon për Lokomotivën e Zagrebit, ndaj nuk është e vështirë për ta imagjinuar se ku mund të jetë njohur çifti.

Në këtë dasmë madhështorë të organizuar në Zagreb ka qenë të ftuar të shumtë edhe nga Shqipëria, miq të familjes Prenga.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey