Daut Haradinaj prezanton sloganin e zgjedhjeve: “E para Prishtina”

“E para Prishtina”, Daut Haradinaj prezanton sloganin e zgjedhjeve.

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleancea për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka prezantuar sloganin e partisë së tij për kryeqytetin

Haradinaj ka shkruar në Facebook se slogani i AAK-së lidhet me historinë e Prishtinës.

“Hyjnesha në fron, se Prishtina ka histori e qëndresë. Sahat Kulla, se Prishtina i qëndroi kohës e mbeti e veçantë. Pallati i Rinisë se u ndërtua nga një gjeneratë e re, për të qenë pikëtakim i përhershëm i rinisë. Xhamia, se gjithçka filloi nga aty për ta bërë Prishtinën shtëpi të të gjithëve. Shumë ngjyra se Prishtina është vend i njerëzve më interesantë me shumë karaktere e veçori që i japin gjallëri jetës. Për këto e shumë shkaqe të tjera, për ne – eparaPrishtina”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, zgjedhjet lokale pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey