Daut Haradinaj reagon pas dorëheqjes së Ramushit: AAK nuk ka agjenda të fshehta

Kosnett i shkon Isa Mustafës në zyrë, bisedohet për koalicionin me VV-në

Haradinaj thotë se në AAK nuk ka agjenda të fshehta, procesi i reformave ka nisur pas zgjedhjeve parlamentare.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar në lidhje me lajmet që dolën për procesin e reformave në AAK, pasi dha dorëheqje kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Ai sqaron se reformat statutare të AAK-së, kanë filluar menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe janë proces normal, e që sipas tij do të përfundojë brenda afateve të parapara.

Procesi sipas Haradinajt është i hapur dhe transparent e demokratik, ndërsa e quajti të çuditshëm faktin se ky proces u bë lajm disa muaj pasi kishte filluar.

Ai tha se nuk ka agjenda të fshehta e as konspiracione, dhe se nëse dikush mendon se do të fus përçarje dhe krijoj diversion nga dështimet e veta, e ka shumë gabim.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey