Daut Haradinajt e ngatërron Katedralen me Sahat Kullën

Huqja e Daut Haradinajt, e ngatërron Katedralen me Sahat Kullën.

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka prezantuar sloganin për Prishtinën e që do do të jetë eparaPrishtina.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka publikuar disa dizajne të përgatitur nga ekipi i fushatës së tij, e me të cilat ai ka thënë se do të identifikohet Prishtina si shtëpi e të gjithëve, shkruan Reporteri.

“Sot jam i lumtur që ekipi i dizajnerëve të fushatës kanë përgatitur disa nga materialet që do t’a identifikojnë garën tonë për fitore. Hyjnesha në fron, se Prishtina ka histori e qëndresë, Sahat Kulla, se Prishtina i qëndroi kohës e mbeti e veçantë. Pallati i Rinisë se u ndërtua nga një gjeneratë e re, për të qenë pikëtakim i përhershëm i rinisë”, ka shkruar Haradinaj.

Mirëpo, në fotografitë që Haradinaj ka publikuar, Sahat Kulla nuk shihet askund. Në fakt, mjafton që t’i hidhet një sy fotos dhe të kuptohet se ajo është ngatërruar me Katedralen që ndodhet në kryeqytet.

Ky lëshim që mund t’i ketë ikur ekipit të Haradinaj nuk ka mbetur pa u vënë re nga qytetarët, të cilët i kanë komentuar Haradinajt duke vënë në pah këtë ngatërresë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey