De Boer optimist: Kemi cilësitë për ta fituar Kampionatin Evropian

Sot përballen Holanda dhe Çekia.

Kombëtarja e Holandë dhe ajo e Çekisë do të ballafaqohen sot nga ora 18:00, në kuadër të fazës 1/16 të “Euro 2020”.

Trajneri holandez Frank de Boer ka folur në konferencë shtypi para ndeshjes.

Çka do të konsideronit sukses në këtë Evropian? “Nëse arrijmë në gjysëmfinale, atëherë kemi bërë mirë, por ne duam ta fitojmë krejtësisht atë, pastaj ky turne do të ishte i suksesshëm për ne”, tha ai.

“Republika Çeke është një ekip shumë i mirë. Ata janë shumë të disiplinuar, të organizuar mirë dhe kanë individë të mirë. Ne do të duhet të jemi në formën më të mirë për tu kualifikuar tutje”, shto ai.

“Janë gjashtë ose shtatë skuadra që gjithashtu mendojnë se mund të bëhen kampionë. Ne kemi cilësitë për të fituar turneun, por që të ndodhë kjo, gjithçka duhet të shkojë si duhet”, vazhdoi ai.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey