Shokohet Pogba, Zidane gjen zëvendësuesin e tij

Real Madrid synon që gjatë verës, kur të hapet afati i transferimeve të synoj blerjen e kartonit të Paul Pogbas nga Manchester United.

Sipas “AS”, nëse ky objektiv nuk arrihet atëherë skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka një Plan B.

Mbretërit janë duke shikuar situatën e mesfushorit të Rennes, Eduardo Camvinga që nga analistët konsiderohet si një kombinim në mes të Casemiros dhe Kantes.

Ai aktualisht është 17 vjeçar dhe ka një kontratë me francezët deri në vitin 2021.

Megjithatë edhe nëse Pogba vendos ta vesh fanellën e bardhë atëherë Camvinga do të jetë në planet afatgjata të skuadrës.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey