“Dëbimi” i mësuesit turk, zbulohet kërkesa për ministrinë e Brendshme dhe Policinë

Avokatët e mësuesit turk Harun Çelik, i janë drejtuar me një shkresë zyrtare Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, përmes së cilës i kërkojnë informacion lidhur me procedurën e ndjekur për klientin e tyre. Përmes shkresës ato kërkojnë informacion nga autoritetet shqiptare, nëse largimi i mësuesit turk nga Shqipëria është dëbim, apo depërtim për në Turqi.

Ndërkohë më 13 janar pritet të dalë para gjykatës së Tiranës, Selami Simsek miku i mësuesit turk, Harun Çelik , i cili u arrestua në po të njëjtën ditë me të në aeroportin Nënë Tereza me pasaportë kandaeze. Mësohet se prokurorja e çështjes, Anila Galanxhi ka ngritur akuzën e falsifikimit të dokumentave, ndërsa do të jetë gjyqtari Ahmet Metalia i cili do të japë verdiktin.

Harun Çelik u depërtua në Turqi mbrëmjen e 1 janarit në Shqipëria në Turqi. Ai u kap dhe u dënua 5 muaj më parë pasi në Rinas hyri me vizë kanadeze false. Pasi kreu dënimin për falsifikim dokumentesh u depërtua në Turqi por dyshohet se ky veprim ka të bëjë sepse mësuesi turk është pjesë e lëvizjes FETO, të Fetullah Gylen që në Turqi konsiderohet organizatë terroriste nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan.

Duke qenë se Ankaraja nuk jep dokumente si pasaporta apo karta identiteti për ata shtetas që ajo i konsideron mbështetës të Lëvizjes Gylen, shpesh pjesëtarë të saj zgjedhin dokumente false për tu larguar nga Turqia në drejtim të Perëndimit.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey