Dega e Aleancës për Shqiptarët në Likovë ka mbledhur Kuvendin e degës

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Likovë ka mbledhur Kuvendin e degës në të cilin është shqyrtuar edhe raporti për zgjedhjet e fundit lokale.

Pasi ndoqën punimet e kuvendit, përfaqësuesit e kryesisë qëndrore, nënkryetarja Bujare Abazi, kryetarja e Asamblesë, Vjollcë Berisha, kryetari i FRASH, Omer Ajdini, drejtori i Qendrës Analitike, Bashkim Bakiu dhe anëtari i Kryesisë Qendrore, Riad Shaqiri kanë realizuar edhe një bashkëbisedim me strukturat lokale për tu njoftuar nga afër me idetë dhe sugjerimet e tyre për organizimin më të mirë të partisë dhe për ballafaqimin me sfidat e ardhëshme me të cilat ballafaqohen shqiptarët në RMV.

Aleanca për Shqiptarët vazhdon të rritet dhe dyert mbeten të hapura për angazhimin e forcave të reja që ndajnë shqetësimin dhe vizionin e njejtë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey