Dehari e nis ditën me një lajm të bukur për kërçovarët

Fatmir Dehari ka shpërndarë për qytetarët kontratën të cilën e ka pranuar nga Qeveria dhe programi TAV, projekt ky i cili kap vlerën e 800.000 eurove.

Mirëmëngjesi,
“Duke ju uruar një javë të mbarë, sot e nis ditën me lajmin e bukur për vendin që na bashkon të gjithëve, vendi që na dhuroi për vite me radhë emocione nga më të ndryshmet, vendi që meriton pamje të bukur dhe krenari urbane , Sheshi i qytetit me pamje të re! Të dashur qytetarë, ditën e shtunë nënshkruajta kontratën me vlerë 800.000 € ,mjete të siguruara nga Qeveria e RMV nëpërmjet programit Tav!”, ka shkruar Dehari në Facebook.

“Komuna jonë hartoi projekte cilësore dhe fitoi dy nga ata!
Po ashtu fituam edhe projektin e dytë me vlerë 374.000 € për ndërtimin e morgut te varrezat ortodokse të qytetit.
Çdo fjalë më shumë do të ishte e tepërt. Kur flasin veprat çdo gjë duket më bukur e më mirë!
E mira vjen nga puna dhe me punë sjellim të mira!
Na priftë e mbara,
Vetëm me punë ju duam!”,është shprehur kryetari Kërçovës.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey