Dehari falënderon çdo kërçovarë që ka votuar për të dhe të tjerët

Kandidati i BDI-së për Kërçovën i cili do të jetë edhe në raundin e dytë me kandidatin e VMRO-së sot pas përfundimit të numërimit të votave nga KSHZ-ja ka falenderuar çdo votues që ka votuer për te dhe për të tjerët.

“Të nderuar qytetarë, fort të çmuar bashkëvendas të mi, shumë të dashur vëllezër të mërgatës që jeni fryma jetike e Kërçovës së përmallshme.

Përzemërsisht Ju falenderoj për votën Tuaj, për besimin që ma dhatë edhe në këto zgjedhje ende të papërfunduara, sepse rrethi i dytë përcakton fituesin. Ajo që skajshmërisht më gëzon është votimi i dinjitetshëm, i qetë dhe demokratik. E tërë kjo është një shfaqje jo vetëm e vullnetit të lirë, po edhe e kulurës së jashtëzakonshme. Po kaq shpirtërisht falënderoj edhe atë pjesë qytetarësh që hodhën letrën votuese duke rrethuar kandidatët tjetë, sepse edhe kjo i shërben rritjes së vlerave demokratike. Edhe kur nuk përputhemi në koncepte a ide të qeverisjes së pushtetit lokal, prapë e ardhmja jonë mbetet zhvillimi i mëtejmë infrastrukturor i qytetit dhe përmirësimi edhe më cilësor i shërbimit administrativ ndaj qytetarëve, që thjeshtë përbëjnë një tërësi të pandashme të qytetit. E Juaja është ta ruajmë frymën tonë e t’i jetësojmë planet e sigurta, projektet madhore për të cilat ekzistojnë edhe fonde të ndryshme. Duke unifikuar vullnetin Tuaj, ne bëhemi shembëlltyrë e fitores së qytetit e assesi jo të individit.
Na priftë e mbara në dashurinë për Uskanën edhe pas dy javësh.
Falënderit edhe një herë të gjithëve pa dallim race, kombi, ngjyre a konfesioni! Falënderit edhe një herë mërgatës sonë kërçovare nga SHBA-ja dhe gjithë Evropa.

Respekte,” u shpreh Dehari.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey