Deklarata e fortë e Fifit i bën të qajë Monikën dhe Donaldin

Fifi bën të qajë Monikën dhe Donaldin, deklaratat e forta të këngëtares.

Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi, apo siç e njohin të gjithë, Fifi, ka emocionuar dy banorë të shtëpisë së Big Brother me urimin e saj në spektaklin e 1 Janarit.

Ajo ka veçuar për të përshëndetur Monika Lubonjën, për të cilën tha se ndihet e bekuar që e ka njohur në shtëpinë e ‘BBV’ si dhe Donald Veshajn, të cilit i ka thënë të luajë fort për të prekur finalen.

“Ju ndjek gjithë kohën, kam ndjek cdo deklaratë tënden, jam shumë e bekuar që të kam njohur aty brenda të betohem mezi po pres me të pa po vdes me ta ni erën.

“O zemër dhe unë po vdes me të puth gushën, e unë kam qenë e bekuar shumë që ti më bëre pjesë të jetës tënde”, iu përgjigj Monika.

“Jam shumë e lumtur që ajo shtëpi më solli një mikeshë si ti në jetën time”, theksoi Fifi.

“Donald, kam bërë tatuazh një filoqyl. Unë ty para se të dilja nga shtëpia të kam thënë me jep një premtim, luaj e fito dhe për mua, kështu që vazhdo luaj edhe tregoje kush je ti”, tha Fifi.

“Të dua shumë. Dhe kur të dal do e bëj edhe unë tatuazh filoqylin” tha ndër të tjera Donaldi.

Më herët Fifi tregoi se ka parë cdo video pas daljes së saj dhe se sa kanë qarë Monika dhe Donaldi për të.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey