Deklarohet pronari i Besa transit: Nuk e di si ka ndodhur rasti

Ngushëllime për të gjithë familjarë e vi ktimave ka shprehur pronari i kompanisë turistike “Besa trans” në një bisedë telefonike për TV21.

Thotë se nuk e di as ai se si ka ndodhur rasti dhe se gjendet në vendin e ngjarjes që nga ora 3 e mëngjesit për të mësuar shkaqet që kanë sjellë deri te ak sidenti.

“Nuk e di se si ka ndodhur rasti. Që nga ora 3 e mëngjesit jam në vend të ngjarjes për të marr informacione nga institucionet bullgare, por deri më tani ende nuk dihen shkaqet”, tha ai për TV21.

Ndërkaq, mëngjesin e sotëm një tragjedi ka kapluar Maqedoninë e Veriut. Një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgaria, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë.

Në ak sident jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë./TV21

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey