Dekreti i presidentit Amerikan, VMRO-DPMNE a e respekton Marrëveshjen e Prespës?!

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE bëri të ditur se juridikisht e respekton Marrëveshjen e Prespës, thonë nga partia opozitare një ditë pasi Presidenti amerikan Xho Bajden firmosi dekretin që është në dëm të atyre që punojnë kundër saj, dhe marrëveshjeve të ngjashme në Ballkan. Sipas deputetit të kësaj partie, Antonio Milloshoski, e mira në dekretin e administratës së Bajdenit është angazhimi për të penalizuar edhe të gjithë ata që janë të përfshirë në korrupsion.

“VMRO-DPMNE-ja nuk mori pjesë në përgatitjen e Marrëveshjes së Prespës dhe as në zbatimin e tij por ne jemi legalistë dhe vetëm këtë mënyrë do ta respektojmë si raport ndaj kësaj marrëveshjeje. Veçanërisht e rëndësishme është që të respektohet vullneti i popullit. Me kënaqësi themi se aty vendoset theksi edhe në luftën ndaj korrupsionit, si fenomen që i rrezikon jo vetëm marrëveshjet por edhe të drejtat e njeriut, ekonominë dhe sigurinë kombëtare të vendeve, të partnerëve dhe të vetë rajonit. Prandaj ftojmë që administrata në Uashington të merret me familjen në pushtet.”- deklaroi për Alsat, Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey