Del para gjykatës i akuzuari për publikimin pa autorizim të fotove të ish së dashurës në rrjete sociale

I akuzuari për fotografim dhe incizime tjera të paautorizuara, B.H. është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të së mërkurës, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Anton Hasanaj, i akuzuari ka thënë se nuk e ndien veten fajtor për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi i çështjes, Njazi Morina, e njoftoi të akuzuarin dhe mbrojtësin e tij, avokatin Asman Hoxha, se në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të bëjë kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hudhjen e aktakuzës.

Seanca e shqyrtimit të dytë është caktuar të mbahet më 11 tetor 2019, në ora 10:20.

Ndryshe, me aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, të ngritur më 23 gusht 2018, B.H. akuzohet se nga koha e pa caktuar e deri më 1 dhjetor 2016, pasi që më parë më të dëmtuarën L.M ishte në lidhje dashurie, e kur e dëmtuara ndërpret lidhjen dhe kundërshton ta vazhdoj, i akuzuari nga vendi i pa përcaktuar përmes rrjetit social Facebook, Instagram, Viber dhe Whats App, pa autorizim publikon fotot e të dëmtuarës si dhe publikon shkrime me përmbajtje si “unë jam L.M, k ⃰ ⃰ ⃰ ⃰ e A ⃰ ⃰ ⃰ ⃰ ⃰ ⃰ ⃰ ⃰ ⃰ që dal me çdo djalë e burrë”, “L.M, k ⃰ ⃰ ⃰ ⃰ e M ⃰ ⃰ ⃰ ⃰ ⃰ ⃰ ⃰ ⃰ ⃰ ”.

Me këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, nga neni 205, paragrafi 2, të KPRK-së.

The post Del para gjykatës i akuzuari për publikimin pa autorizim të fotove të ish së dashurës në rrjete sociale appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 31, 2019 3:26 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=148052
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit