Del raporti sekret i SHBA: Fakti që provon se Kovidi doli nga laboratori në Vuhan

Një raport i posaçëm i shërbimeve sekrete amerikane i cili iu dërgua vetëm strukturave të larta shtetërore, evidenton një fakt të rëndësishëm për të zbardhur të vërtetën si u përhap kovidi nga Vuhani në mbarë botën.

Raporti që siguroi media amerikane evidenton se tre shkencëtarë nga Instituti i Virologjisë në Wuhan të Kinës u sëmurën në nëntor 2019 duke kërkuar kujdes spitalor. Ky institut financohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe qeveria kineze. Raporti që nxjerr këtë fakt, ka një peshë domethënëse në valën e thirrjeve të shtuara për hetime të plota lidhur me dyshimet se virusi mund të ketë dalë nga laboratorët, raporton “The Wall Street Journal”.

Gazeta me ndikim të lartë global, jep detaje të tjera nga raporti sekret që ka siguruar: “Studiuesit u sëmurën në vjeshtën e 2019-ës me simptoma të vazhdueshme të koronavirusit që më pas u emërtua SARS-CoV-2”. Zbulimi i studiuesve të sëmurë, koha e tyre e sëmundjes dhe shkrimet në spital, janë të gjitha detaje që të çojnë në një dyshim të vetëm: Kovidi doli nga laboratorët e Vuhanit dhe më tej u përhapën në mbarë botën. Kjo ndodhi edhe pse Kina e mbylli këtë qytet duke e izoluar nga pjesa tjetër e shtetit 1 miliardë e 400 milionë banorë, por duke mos mbyllur menjëherë kufijtë e saj.

Raporti që publikoi The Wall Street Journal vjen pak ditë para se OBSH të mblidhet për të diskutuar mbi fazën tjetër të hetimeve për origjinën e Covid-19. Nëntori i 2019-s është pikërisht koha kur shumë epidemiologë dhe virologë besojnë se Sars-Cov-2 nisi të qarkullojë për herë të parë rreth qytetit kinez të Wuhan-it, ku Pekini konfirmoi rastin e parë në 8 dhjetor.

Instituti Wuhan nuk ka pranuar asnjëherë të japë për ekspertë të huaj, të dhëna paraprake, regjistra sigurie dhe të dhëna laboratorike për punën e tij të gjerë me koronavirusët, si dhe me ecurinë e punës së stafit të këtij instituti.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey