Delegacioni i Venecias së shpejti në Tiranë/ Reagon Presidenca: Gjithmonë e mirëpritur!

Presidenca ka reaguar pas lajmit për ardhjen e një delegacioni nga Komisioni i Venecias në Shqipëri, në fillim të muajit shkurt.

Në një reagim në Facebook, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi shkruan se Venecia është gjithmonë e mirëpritur në Shqipëri.

“Venecia, gjithmonë e mirëpritur në Shqipëri!”, shkruan Tedi Blushi. Sot Komisioni i Venecias konfirmoi ardhjen në Tiranë dhe është shprehur se në fillim të shkurtit do të takohen me palët.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey