Delegacioni qeveritar është përkulur para monumentit të Shën Klimentit të Ohrit

Delegacioni qeveritar i përbërë nga ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ministrja e Kulturës, Irena Stefoska dhe zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi vendosën lule dhe u përkulën para monumentit të Shën. Klimentit të Ohrit në Bibliotekën Nacionale dhe Universitare e cila mban emrin e tij me rastin e 8 dhjetorit, festës shtetërore për nder të tij.

Si themelues të shpirtit maqedonas dhe mbrojtës i Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Shën Klimentit të Ohrit, bënë pjesë në personalitetet maqedonase që vazhdoi misionin e vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi për thellimin dhe avancimin e veprimtarisë shpirtërore dhe arsimore te popujt sllavë.

Shën Klimentit është themelues i shkollës së Ohrit, e njohur edhe si “Universiteti i parë ballkanik dhe evropian” dhe është themeluar në fillimet e shkrim-leximit dhe gjuhës maqedonase dhe për nder të tij sot emërtohen universitete, fakultete, shkolla./TV21

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey