Deliu-Kodra për Krasniqin: Jam mirënjohëse që kam punuar me të

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se është mirënjohëse që ka punuar me Memli Krasniqin, kryetarin e dorëhequr të këtij subjekti politik. Në një postim në Facebook, ajo ka theksuar se Krasniqi është i njëjti që para sa vitesh kur e njeh ajo. “Me Memlin jemi bashkëpunëtorë e miq që gati një çerek shekulli, si

Nëntor 12, 2025 - 20:00
 0
Deliu-Kodra për Krasniqin: Jam mirënjohëse që kam punuar me të
Deliu-Kodra për Krasniqin: Jam mirënjohëse që kam punuar me të

Deliu-Kodra për Krasniqin: Jam mirënjohëse që kam punuar me të

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se është mirënjohëse që ka punuar me Memli Krasniqin, kryetarin e dorëhequr të këtij subjekti politik. Në një postim në Facebook, ajo ka theksuar se Krasniqi është i njëjti që para sa vitesh kur e njeh ajo.

“Me Memlin jemi bashkëpunëtorë e miq që gati një çerek shekulli, si bashkëpartiakë, si deputetë, në shumë forume e takime. Urtësia, bashkëpunimi, gjithpërfshirja në bashkëpunim me secilin, vizioni dhe guximi në drejtimin e partisë, modestia dhe mirëkuptimi në sjellje, janë cilësitë që e kanë përcjell çdo ditë. Kështu e kam njohur, kështu do e mbaj mend lidershipin e tij.

“Jam mirënjohëse që kam punuar me të deri tani dhe i gëzohem mundësisë që të punoj ende me Memlin, për të mirën e familjes tonë të përbashkët, Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Deliu-Kodra.

Në fund, Deliu-Kdora shtio se do të jetë bashkë me Krasniqin edhe në shumë sfida e suksese.