Dëmet e tërmetit janë 1 miliard euro, ku do gjenden paratë?

Sharing is caring!

Tmerr në Lezhë/ Fton mikun për darkë në shtëpi dhe pasi e zë gjumi, tenton t’i përdhunojë vajzën

Tmerr në Lezhë/ Fton mikun për darkë në shtëpi dhe pasi e zë gjumi, tenton t’i përdhunojë vajzënDëmet që la pas tërmeti i 26 nëntorit të vitit që lamë pas ishin të mëdha, por megjithatë edhe pse kanë kaluar disa muaj nga ajo ngjarje akoma nuk kemi një faturë apo bilanc real të këtyre dëmeve.

Janë përfolur disa herë disa shifra, por asnjëherë nuk ka pasur një shifër të qartë që do duhet të mbulojë të gjithë rehabilitimin e pasojave. Madje kjo u pa qartë edhe pas takimit të fundit që kryeministri shqiptar Rama mbajti në shtetin italian. Gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio, në kuadër të takimeve për përgatitjen e “Konferencës së Donatorëve”, Rama tha se fatura totale e dëmëve mund të arrijë në 1 miliard euro apo një miliard e ca.

Kjo shifër duket se habiti edhe ministrin e jashtëm italian i cili tha se kjo shifër atij i duket shumë e madhe, edhe pse duhet thënë se ai e vizitoi vetë Shqipërinë dhe i pa vetë pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Deri në momentet që flasim disa shtete kanë kontribuar për përballimin pasojave të tëmetit. Përmendim këtu Turqinë e cila dha disa milionë euro dhe ka nisur ndërtimin e 500 banesave për të dëmtuarit që kanë mbetur pa shtëpi. Gjithashtu në një deklaratë për mediat edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë z. Sejko bëri me dije se Fondi Monetar Ndërkombëtar do të japë 87 milionë euro për dëmet e tërmetit.

Po ashtu vetë Bashkimi Evropian ka deklaruar se do të alokojë për Shqipërinë 81 milion euro, para këto që do të vijnë në formën e mbështetjes nëpërmjet programit të IPA-s (Instrumenti i Para Aderimit). Shtete të tjera dhe biznesmenë të njohur kanë kontribuar pe vlera të caktuara që arrijnë deri në disa milionë euro.

Por çështja është, se a mjaftojnë këto para për të përballuar dëmet që llogariten në 1 miliard euro?

Përgjigjen e kësaj pyetje e marrim pikërisht nga ajo që shkruajtëm më sipër. Vetë qeveria është shprehur se do të ndajë mënjanë 20 miliard lekë për përballimin e pasojave të tërmetit. Por edhe me gjithë shifrat e llogaritura më sipër që janë dhuruar nga donatorë të ndryshëm sërish është e pamundur që të përballohet kostoja prej 1 miliard euro.

Shpresa e vetme e qeverisë është se këto para mund t’i sigurojë nga mbledhja në Konferencën e Donatorëve qe pritet të zhvillohet.

Sharing is caring!

Loading...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey