Demiri merr pjesë në projektin “Pilotimi i shërbimeve mbështetëse për punësimin e të rinjve në RMV

Punësimi është një nga faktorët kryesorë që i jep drejtim jetës që do të ecin të rinjtë, theksoi drejtori i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Abdush Demiri, i cili sot iu drejtua punëtorisë on-line në kuadër të projektit “Pilotimi i shërbimeve mbështetëse për punësimin e të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, e mbështetur nga Qeveria Austriake dhe UNDP-ja.

Pjesë e punëtorisë që synon përforcimin e kapaciteteve të shtetit për punësimin e mbështetur të të rinjve, gjithashtu të pranishëm ishin, Zëvendës Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Enver Husein, Atasheu austriak Harald Fuger dhe Menaxheri i Projektit të UNDP-së Romela Popoviq Trajkova, si dhe organizatat qytetare partnerë të projektit.

Punonjësit tanë nëpërmjet prezantimeve të ekspertëve nga Austria, patën mundësinë të njihen me modelet e punës, mjetet e përdorura, sistemin e monitorimit, standardet e shërbimeve të punësimit të mbështetur, si dhe aktivitete të tjera që kryhen në Austri, nëpërmjet rrjetëzimit dhe bashkëpunimit të institucioneve të ndryshme në vend. E gjithë kjo njohuri është me përfitim të madh për institucionin tonë,-theksoi drejtori i APRMV-së Abdush Demiri.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey