Demiri: Punojmë me përkushtim për përfshirjen e të rinjve në tregun e punës

Sot në Strugë, drejtori i Agjencisë së Punësimit Abdush Demiri iu drejtua Punëtorisë Kombëtare për krijimin e një dokument pozicioni me rekomandime në përmirësimin e masave të punësimit të të rinjve të organizuar nga Koalicioni i Organizatave Rinore “SEGA”.

Drejtori Demiri theksoi rëndësinë e zërit të të rinjve dhe propozimet e tyre në përmirësimin e politikave rinore. Në fjalimin e tij, Demiri vuri në dukje punësimin si sfidën e parë me të cilën përballen të rinjtë pas përfundimit të procesit arsimor, që i jep një drejtim jetës që e kanë përpara. Ai theksoi se kjo është arsyeja pse të rinjtë janë një nga grupet kryesore të synuara në Planet Operative të Punësimit të zbatuara nga APRMV-ja, të cilat përmbajnë programe dhe masa aktive që çojnë në punësimin e drejtpërdrejtë dhe masat që rrisin punësueshmërinë e të papunëve.

Vitin e kaluar, në Planin Operativ të Punësimit morën pjesë 7.313 të rinj nën moshën 29 vjeç që paraqet një numër të lartë prej 66 përqind nga numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve.
U bëjmë thirrje të rinjve të papunë që të marrin pjesë në Planin Operativ për vitin 2021 i cili është duke u zhvilluar si dhe nëpërmjet masave dhe programeve që ofron për t’u përfshirë në tregun e punës, atje ku ata janë më të nevojshëm, theksoi Demiri.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey