Denoncimet në MPB për parregullsi zgjedhore

Në SPB Ohër rreth orës 14:10 nga kryetari i këshillit zgjedhorë ka pasur paraqitje se në vendvotimin nr.1884 në fshatin e Strugës Oktisi, K.S.(67) nga fshati Oktisi e ka grisur dhe hedhur vletëvotimin.

MPB kumtoi se po ndërmerren masa për ndriçimin e ngjarjes.

Më 17.10.2021 në orën 14:10 në SPB Manastir K.N. në këshillin zgjedhor 1446 në fshatin Mazhuçishtë na pasur paraqitje se A.S. e ka fotografuar fletëvitimin. Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.

Në kumtesë qëndron se sot në orën 14:50, nëpunës policorë të SPB Tetovë-Sektori për punë të brendshme Tetovë e kanë arrestuar N.S.(62) nga Reçani i Gostivarit, për shkak të dyshimit për pjesëmarrje në rrahje të ndërsjelltë me një person tjetër në Reçan të Gostivarit, që ka ndodhur në oborrin para Shkollës fillore “Liria”, kiu ishte i vendosur vendvotimi nr.528. Rasti po ndriçohet.

Nëpunës policorë të SPB Tetovë-Sektori për punë të brendshme Gostivar sot (17 tetor) rreth orës 14:30 e privuan nga liria 36-vjeçarin Z.A. nga Gostivari, i cili dyshohet se në vendvotimin numër 423, locuar në STOU të Gostivarit, me celular e ka fotografuar fletëvotimin. Po ndërmerren masa për ndriçimin dhe dokumentimin e rastit, pas çka do t’i përgatitet parashtresë adekuate.

Në SPB Shkup ka pasur paraqitje se në vendvotimin nr.2683/1 – shkolla fillore “Bllazhe Koneski” është ndërprerë votimi në orën 13:56 deri në orën 14:13, për shkak se G.SH. zëvendës anëtar i një partie i ka dhënë dy fletëvotime N.P. nga lista e këshilltarëve për Qytetin e Shkupit dhe për kryetar të Qytetit të Shkupit.

Nga MPB informojnë se po ndërmerren masa për ndriçimin e ngjarjes.

“Rreth orës 14:04 në Sektorin policor Shuto orizarë F.O. ka paraqitur se në afërsi të shkollës fillore ’26 Korriku’ afër bastores ka qëndruar një automjet “furgon” me pllakate të ngjitura nga kandidati i një partie politike. Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Rreth orës 12:45 në SPB Shkup, ceket, T.K. zëvendës kryetar i vendvotimit 2781 në shkollën fillore “Rajo Zhinzifov” ka paraqitur se L.K. ky hyrë në hapësirën me qëllim që të votojë, por pasi që nuk e kanë gjetur në Listën zgjedhore, iu është drejtuar me ton të lartë anëtarëve të komisionit, pas çka me celular e ka fotografuar vendvotimin. Kundër tij do të parashtrohet paraqitje adekuate.

Në SPB Ohër në orën 14:12 nga një përfaqësues i këshillit zgjedhor në vendvotimin 1283/1 locuar në rr.”M.Jordanovski” në afërsi të bastores sportive, është paraqitur se K.S.(35) nga Ohri, gjatë votimit e ka fotografuar fletëvotimin. Votimi është ndërprerë prej orës 14:12 deri në orën 14:25. Personi është arrestuar nga SPB Ohër dhe do t’i parashtrohet paraqitje adekuate.

“Më 17.10.2021 në orën 13:55 në SPB Manastir XH.M. ka paraqitur se para shkollës fillore “Dobre Jovanovski” në Prilep P.A. dhe D.A. e kanë udhëzuar për cilin kandidat të votojë. Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit”, kumtuan nga MPB.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey