Denoncon Salianji: Ja kush janë zyrtarët që përdorin makinat si taksi droge

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka qenë i pranishëm ditën e sotme në një takim me simpatizantë demokratë në qytetin e Roskovecit. Gjatë fjalës së tij, Salianji ka denoncuar se qyteti i  Fierit, Lushnjes dhe Roskovecit drejtohen nga persona që kanë probleme me drejtësinë. Ai u shpreh më konkretisht se kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda […]

Prill 20, 2024 - 23:00
 0  8
Denoncon  Salianji: Ja kush janë zyrtarët që përdorin makinat si taksi droge

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka qenë i pranishëm ditën e sotme në një takim me simpatizantë demokratë në qytetin e Roskovecit.

Gjatë fjalës së tij, Salianji ka denoncuar se qyteti i  Fierit, Lushnjes dhe Roskovecit drejtohen nga persona që kanë probleme me drejtësinë.

Ai u shpreh më konkretisht se kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi “është me 100 të zeza” dhe se makinat që blihen në emër të bashkisë përdoren si taksi droge.

“Pse Edi Rama nuk ka frikë kur rrit taksat fermerëve, rrit sigurimet shoqërore fermerëve, krijon monopole dhe u rrit pesticidet, farat, plehun, etj? Sepse edhe në një zonë që tradicionalisht që e ka quajtur të majtë si Fieri, Rama nuk zgjedh më të mirët te socialistët. Shikoni qarkun e Fierit, Bimbashi i Fierit me dhjetëra procedime penale mbrohet nga Rama nga SPAK. Ky tjetri i Lushnjës, një që kishte bashkë me PS, me drejtuesit kryesorë të PS në burg për korrupsion, Bufi këtu me 100 të zeza. Në vend që të përdorë edhe këtë makinën që e ble në emër të bashkisë që të udhëtojë rehat, e keni parë që i përdorin makinat si taksi droge. Ne nuk mund ti harrojmë këto. Si mund të votohet kryetare bashkie kur makinat e bashkisë janë po këta njerëz problematikë në krye të sistemit dhe krye të bashkive e çdo institucioni publik në këtë vend. Janë njerëz që paguhen nga taksat e qytetarëve por kthehen në shërbëtorë të krimit”, u shpreh ai.