Deportimi i Harun Çelik, Avokati i Popullit: Po shqyrtojmë rastin, do flasim pasi të mbledhim informacion

Deportimi nga Shqipëria i Harun Çelik ka sjellë dhe një herë në vëmendje, debatin për gylenistët, por dhe për të drejtat e njeriut. Avokati i mësuesit turk, të deportuar në ditën e parë të 2020, Alban Bengasi, është shprehur se me klientin e tij janë shkelur të gjitha procedurat dhe se dëbimi nga vendi është i paligjshëm.

Për këtë rast ka ardhur një reagim dhe nga Avokati i Popullit. Zyra e shtypit të institucionit në një reagim për News24 ka shpejguar se po punohet për këtë rast dhe po mblidhen të gjitha dokumentacionet për të parë nëse veprimet ndaj shtetasit turk kanë qenë ose jo konform ligjit dhe nëse janë shkelur të drejtat e njeriut.

Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk është në kérkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arréstuå në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e fålsifikuår.

Turku, u dénuå nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Ndërsa dje ai u mor dhe u dërgua direkt e për në Rinas, për t’a ékstråduar në Turqi, ndërsa policia shqiptare pohon jozyrtarisht, se ékstrådimi është kryer konform procedurave duke mohuar azilin. Pasi është çuar në Turqi, Harun Çelik i është dorëzuar pólícísë në aeroportin “Sabiha Gokcen” dhe ka dalë para Gjykåtës, e cila ka vendosur ndaj tij masën e parabúrgimit.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey