Deputetët e Aleancës dhe Alternativës kanë ndërprerë komunikimin (Video)

Pas vendimit për tu bërë pjesën e Qeverisë, deputetët e “Alternativës” kanë ndërprerë komunikimin me kolegët e tyre të ASH-së që deri dje ishin pjesë një grupi të përbashkët parlamentar në Kuvend. Këtë e ka konfirmuar deputeti i ASH-së, Adnan Neziri, gjatë një prononcim për gazetën LAJM.

“Jo! Rrijnë në distancë. Besoj që kemi pasur bashkëpunuar shumë mirë, por ishte vendimi i tyre që ishte për habi. Ne mendonim se ajo ishte votë opozitare. Opozita i duhet shoqërisë sepse opozita korrigjon qeverinë dhe në këtë mënyrë ajo kur ishte e bashkuar ishte më stabile, por ishte vendimi i tyre që për ne si parti është e drejta e tyre, ata kanë organet e veta, por për votuesin i cili dha këtë votë për ndryshime besoj që ka qenë befasi jo fortë e mirë”, tha deputeti i ASH-së, Adnan Neziri, për gazetën LAJM.

Ai nuk besoj se prishja e koalcionit mes ASH dhe AAA do ta dobësojë opozitën shqiptare.

“Jo. Unë besoj që opozita shqiptare ka misionin e vet dhe qëllimin e vet dhe ajo do të jetë tani më stabile, më serioze, më e përkushtuar”, tha Neziri për gazetën LAJM.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey