Deputetët e PD ndryshe deklarojnë dhe ndryshe veprojnë, disa prej tyre marrin pjesë në komisionet online

Edhe pse aksioni i opozitës është shkaku pse komisionet parlamentare po zhvillohen online, disa nga deputetët e PD duket se veprojnë ndryshe nga deklaratat e tyre. Dy deputetë të PD, Edmond Spaho dhe Sorina Koti kanë marrë pjesë në mbledhjen online të komisionit të Ekonomisë të mbajtur ditën e sotme edhe pse më herët  i […]

Nëntor 16, 2023 - 20:20
 0  9
Deputetët e PD ndryshe deklarojnë dhe ndryshe veprojnë, disa prej tyre marrin pjesë në komisionet online

Edhe pse aksioni i opozitës është shkaku pse komisionet parlamentare po zhvillohen online, disa nga deputetët e PD duket se veprojnë ndryshe nga deklaratat e tyre.

Dy deputetë të PD, Edmond Spaho dhe Sorina Koti kanë marrë pjesë në mbledhjen online të komisionit të Ekonomisë të mbajtur ditën e sotme edhe pse më herët  i kanë cilësuar anti-kushtetuese.

Duket se deputetët demokratë kanë dalë kundër asaj çka ka deklaruar grupi parlamentar për të mos lejuar funksionim normal të parlamentit.