Deputetët e VMRO-DPMNE-së nismë ligjore për ndalimin e importit të duhanit, derisa nuk blihet duhani vendor

Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të iniciojnë ndryshime ligjore për ndalimin e importit të duhanit derisa nuk blihet ai vendor.

Kryetarët e komunave ku kultivohet duhani dhe është një nga degët kryesore ekzistenciale janë mbledhur sot në një takim koordinues për të diskutuar për çmimin e ulët të duhanit dhe një nga temat kryesore ka qenë gjetja e zgjidhjeve për çmime më të larta të blerjes.

Kryetari i Komunës së Mogillës, Draganço Sabotkovski, tha se arsyeja e këtij takimi rajonal ishte çmimi i ulët i blerjes dhe një nga konkluzionet që ata arritën në atë takim koordinues ishte që Inspektorati Shtetëror Bujqësor të shkojë në terren dhe të bëhet një vlerësim real i duhanit.

Kryetari i Komunës së Prilepit, Borçe Jovçeski e përshëndeti këtë takim dhe njoftoi se do të ketë më të shpeshta komunikime dhe kontakte të tilla me shoqatat e prodhuesve të duhanit, ku do të mund të raportojnë çdo ditë për klasën dhe çmimin.

Një nga konkluzionet ishte që përmes deputetëve tanë të rajonit të gjithë të kujdesen që në seancën e ardhshme parlamentare të punohet, të inicohet ndryshime në Ligjin për blerjen e duhanit duke ndaluar importin e duhanit, deri në momentin e blerjes së tij nga prodhuesit vendor. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey