Deputetët e VV-së fillojnë të mblidhen në Kuvend, pak para seancës për formimin e Qeverisë

Pak para seancës për formimin e Qeverisë, deputetët e Vetëvendosjes fillojnë të mblidhen në Kuvend.

Disa deputet të Lëvizjes Vetëvendosje po qëndrojnë në Kuvend, pak para seancës së jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë.

Derisa kryesia e Kuvendit po diskuton për caktimin e seancës për formimin e Qeverisë, ata janë mbledhur në sallën ku do të mbahet seanca për formimin e Qeverisë.

Kujtojmë që Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për kryeministër të ardhshëm të vendit Albin Kurtin, liderin e saj.

Ky subjekt politik i ka kthyer letrën Glauk Konjufcës, ushtruesit të detyrës së presidentit.

Ndërsa, rreth orës 17:00 është paralajmëruar seanca ku do të votohet Qeveria Kurti.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey