Deputetët milionerë që nuk dhuruan një rrogë mujore për të dëmtuarit e tërmetit (EMRAT)

Shumë individë, biznese, apo shoqata brenda dhe jashtë vendit u solidarizuan dhe dhuruan një vlerë sado të vogël financiare për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti. Sipas një raportit të Institutit të Studimeve Politike, pati edhe nga ata deputetë që nuk u bashkuan në nisma të tilla.

Nga të dhënat e deklaruara në faqen e parlamentit 66 deputetë të mazhorancës (PS) e dhuruan rrogën e tyre të muajit nëntor për viktimat e tërmetit dhe procesin e rindërtimit pas tij. Me siguri që nismës i janë bashkuar edhe 9 deputetët që janë pjesë e kabinetit qeveritar, megjithëse nuk ka pasur një deklaratë publike dhe as ndonjë të dhënë konkrete e të verifikueshme.

Nga të dhënat e publikuara në faqen e parlamentit rezulton se deputetët e tjerë të Kuvendit nuk deklaruan dhurim rroge dhe se zyrtarisht figurojnë përfitues të trajtimit të rregullt mujor financiar. Në këtë listë bëjnë pjesë edhe deputeti R.Bitri (zyrtarisht pjesë e grupit parlamentar të PS), si dhe deputetët e tjerë Tom Doshi, Gjetan Gjetani, Elena Xhina, Reme Lala e Lefter Koka, të cilët jo zyrtarisht janë pjesë e grupit të mazhorancës dhe mbështetës politikë të saj, pavarësisht se më 2017 janë zgjedhur përkatësisht nga PSD, PS, PDIU dhe LSI.

Në reagim ndaj tragjedisë që krijoi tërmeti i datës 26 nëntor 2019 grupi parlamentar i PS në Kuvend vendosi të dhurojë rrogën mujore në mbështetje të fondit për viktimat dhe rindërtimin. Megjithatë, një prej deputetëve, Vullnet Sinaj, deklaroi publikisht se do të dhurojë 10 milionë lekë (100 milionë të vjetra). Vlen të theksohet se në grupin parlamentar të PS dhe në Kuvend ka më shumë se 30 biznesmenë dhe Sinaj ishte i vetmi deputet që bëri një donacion publik nga të ardhurat e biznesit.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey