Deputeti i AAK-së frikësohet se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje për shkak të një partie

Sharing is caring!

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka sulmuar ashpër partitë opozitare, të cilat po konstatojnë se vendi nuk mund të ketë qeveri në dorëheqje.

Ai thotë se në vend se këto të parti të gjejnë një rrugë për zgjedhje të menjëhershme, po merren ende me atë se a duhet të qëndrojë Haradinaj në zyra ose jo.

Ndërkohë në anën tjetër Nitaj shpreh frikën se ndonjë prej partive opozitare është bërë pishman që ka kërkuar zgjedhje të reja, dhe thotë se mund të bëhet pjesë e pazareve për krijimin e një qeverie teknike.

“Apo i keni ra pishman e po ju dhimbsen mandatet dhe ne vend qe te flisni për zgjedhje prap po merreni me Ramushin! Hiç nuk do te çuditesha qe ndonjëri prej jush, te filloi te “reflektoje” e te behet pjese e skenarit te krijimit te nje Qeverie Kukull, natyrisht kjo me arsyen e njohur tashme, “ na u dasht ta bejme per interesa vendit”! Se mos është hera e pare!”, ka shkruar Nitaj në profilin e tij zyrtar.

Ndërkohë sot presidenti i vendit, në një komunikatë të lëshuar nga zyra e tij ka treguar që do të fillojë konsultimet me koalicionet qeverisëse nga java e ardhshme, duke lënë të kuptohet se do të provojë të krijojë fillimisht një qeveri teknike.

“Presidenti i Republikës së Kosovës i siguron gjithë qytetarët se çdo veprim i tij do të jetë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe duke filluar nga java e ardhshme do t’i fillojë konsultimet me partitë politike/koalicionet për ndërmarrjen e hapave të mëtejmë që çojnë në tejkalimin e situatës së krijuar nga dorëheqja e kryeministrit”, thuhej në reagimin e presidencës.

The post Deputeti i AAK-së frikësohet se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje për shkak të një partie appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Sharing is caring!

Loading...
shares