Deputeti i AAK-së kërkon koalicion AAK-LDK-PSD

Sharing is caring!

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) , Muharrem Nitaj, ka thënë se nëse do të pyetesha unë, koalicionet parazgjedhore do t’i ndaloja me ligj, pasi që sipas tij koalicionet parazgjedhore, edhe këtë herë, mund të jenë e keqja e domosdoshme.

Tutje, Nitaj në një shkrim në ‘Facebook’ ka kërkuar një koalicioni në mes AAK-LDK dhe PSD-së.

‘’Po të pyetesha unë, koalicionet parazgjedhore do t’i ndaloja me ligj, por kjo as është e mundur e as nuk ndodhë! Kosova, falë një interpretimi të çuditshëm të Gjykatës Kushtetuese, është shndërruar në rob të koalicioneve prazgjedhore! “, ka shkruar Nitaj.

Nitaj ka thënë se propozimi i tij për një koalicion të mundshëm AAK-LDK-PSD, nuk është ofertë publike.

“Prandaj koalicionet parazgjedhore, edhe këtë herë, mund të jenë e keqja e domosdoshme! Dhe në një situatë të tillë dhe nëse ato do të ndodhin, e për të eklipsuar çdo koalicion të mundshëm, për mua joparimor, unë do ta mbështesja një koalicion AAK-LDK-PSD. Natyrisht, ky është qëndrimi im dhe nuk është ofertë publike për koalicion. Siç zakonisht ndodhë, vendimet e tilla i merr partia e jo individi”, ka shkruar Nitaj. /Insajderi.com

The post Deputeti i AAK-së kërkon koalicion AAK-LDK-PSD appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Sharing is caring!

Loading...
shares