Deputeti i VMRO-DPMNE-së dogji propozimin francez, seanca ndërpritet, vijon nesër (VIDEO)

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Jovan Jauleski, sot në seancën plenare të Kuvendit i ka vënë flakën propozimit francez. Ky gjest i tij u duartrokit nga ana e deputetëve të opozitës.

Para tij edhe deputeti tjetër opozitar, Dragan Kovacki në fjalimin e tij shumë herë iu drejtua deputetëve të shumicës qeverisëse me fjalët tradhtarë, të degjeneruar, nuk meritoni të quheni maqedonas.

Më pas tentoi të djegë dokumentin që po diskutohet sot, i cili bazohet në propozimin francez, por dështoi me çakmakun e tij.

Pas edhe një fjalimi tjetër të një deputeti të opozitës, kryeparlamentari Talat Xhaferi mbylli seancën dhe vazhdimin e saj e caktoi për nesër. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey