Deputetja e VV-së: Haradinaj derdhi ca lot dhe filloi fushatën për zgjedhjet e reja

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka reaguar ndaj kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj.

Përmes një shkrimin në Facebook Nagavci ka thënë se ish-kryeministri Haradinaj pas dorëheqjes derdhi ca lot dhe filloi fushatën për zgjedhje të reja.

“U konsultua me këshilltarët ligjor dhe mbrojti veten, pasi derdhi ca lot dhe filloi fushatën për zgjedhjet e reja”, u shpreh ajo.

Nagavci ka ironizuar me Haradinaj duke thënë se dha dorëheqje për të mirën e Kosovës përmendi edhe shkuarjen në Hagë dhe ku sipas saj nuk e tha asnjë fjalë.

“Pra, deklaroi se u mbrojt në heshtje”, ka shkruar ajo.

Të premten (19 korrik) Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministirt, për shkak të ftesës që mori nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit. Teksa të mërkuren (24 korrik) u intervistua nga Prokurori i Speciales. Haradinaj ka kërkuar nga presidenti që sa më parë të shpall zgjedhjet e reja./Insajderi.com

The post Deputetja e VV-së: Haradinaj derdhi ca lot dhe filloi fushatën për zgjedhjet e reja appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 25, 2019 3:11 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=147072
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit