DERI KUR DUHET TE HESHTË INTELEKTUALI?!

Nehat Jahiu

Kurrë gjat jetës sime nuk kisha besuar se në shumë çështje të rëndsishme për popullin e vet nuk do ta ngrijë zërin intelektuali dhe nuk do reagojë për shumë çështje që tangojnë në identitetin kombëtar e shoqëror, duke mo i lejuar këto çështje me kaq shumë vlerë dhe rëndësi të madhe t’i lihen në dorë që për ato të vendosin individë apo grupe njerëzish partiakë, sepse intividët partiakë vijnë e shkojnë, ndërsa çështjet me vlerë kombëtare mbeten në histori për gjeneratat e reja që vijnë brez pas brezi. Këto gjëra që po na përcjellin vite me rradhë neve shqiptarëve këtu në Maqedoni, dhe që nuk po marrin një zgjidhje përfundimtare njëherë e përgjithmonë, por luhen gati për çdo cikël zgjedhor dhe përsëri shumëçka po mbetet pa u zgjidhur duke mbetur vetëm në premtime boshe.

Duke qenë dëshmitarë të këtyre ndodhive unë po habitem se ku është zëri i intelektualit që hesht dhe nuk ngritet asjëherë në përjashtime të disave që duhet vënë dorën në zemër. Gjithnjë e ngrisin zërin ndaj këtyre dukurive, kurse një numër i madh kanë mbetur në heshtje dhe i ka kapluar një gjumë dimëror që kursesi nuk po mund të zgjohen nga gjumi dhe ta thonë fjalën e tyre të një intelektuali të mirëfilltë. A thua vallë pse ndodhë kjo heshtje?!

Ka shumë arsye për ta zgjidhur këtë nyje të lidhur, por edhe kjo është vështirë të thuhet. Jo që është vështirë të thuhet kjo gjë, por është shumë frikë të thuhet. Edhe nëse thuhet edhe ate thuhet me shumë popmpozitet aty ku nuk duhet thënë. Thuhet nëpër çajtore, kafiteri, oda, skuta etj., sepse nëse thuhet në opinion më të gjërë dhe aty ku dëgjojnë elita politike, ose edhe nëse ata nuk janë aty prezentë, ku janë fjalët që do të përcillen derei tek ata?

Vajhalli, do të jetë pastaj për këta „intelektualë „që nuk do t’i marrë gjumi tërë natën, sepse u është futur frika në palcë për shumë arsye. Nëse kanë ndonjë vend përgjegjës në punën e tyre, frikësohen se do t’ua marrin detyrën që e ushtrojnë dhe vaj halli për ata që nuk mendojnë ta heqin nga mëndja se vendin e punës që e ka përfituar me diplomën e tyre kurr askush nuk mund t’ia marrë, kështu që heshtja e tyre nuk mund të quhet pos interes individual duke e mbyllur gojën para atij interesi që ka peshë kombëtare dhe historike për popullin të cilit i përkasin ata dhe femijët e tyre!

Në të shumtën e rasteve në shoqërinë tonë, sidomos në ate që prekin çështje shumë me vlerë dhe me rëndësi të madhe dhe historike, përsëri heshtin intelektualët edhe ajo që është më e keqja, heshtin intelektualët e profesionit të tyre për të cilët bëhet fjalë dhe nuk guxojnë ta marrin guximin dhe ta thonë fjalën e tyre, qoftë me gojë nëpër mediume, qoftë me shkrim dhe ta shprehin para opinionit të gjerë.

Kjo dukuri e heshtjes ka kapluar që me vite dhe intelektuali hesht dhe vetëm hesht për ta thënë mendimin e tij para opinionit, dhe nuk e di se kur do të thyhet ky akull i kësaj heshtje dhe të dëgjohet ose të lexohet zëri i një intelektuali së paku në aspektin e tij profesional, që do të jetë shumë i dobishëm në këtë kohë kur gjërat kanë marrë tatëpjetën dhe populli ka mbetur në udhëkryq dhe pret zërin tonë intelektual.

Shumë çështje i kemi lënë në duar të disa individëve të politikës ditore që fjalën e tyre e thonë vetëm gjatë zgjdhjeve duke bërtitur nëpër tubime partiake, dhe ate një numër janë aq të aftë për të na prezentuar platforma dhe zgjithje të llojeve të ndryshme duke e prezentuar veten si profesionista të të gjitha lëmive.

Unë mendoj dhe qëndroj në ate se sot shqiptarëve nuk i mungojnë intelektualë të mirëfilltë gati të të gjitha lëmive dhe me përgjegjësi e them se janë edhe profesionistë të përsosur në lëmitë e tyre, dhe se fjala e tyre duhet të dëgjohet, por nuk e di pse nuk e thonë publikisht! Kuptohet, duke mos i munguar atyre edhe mbeshtetja e te gjithë neve dhe mos të lihen shumë gjëra me peshë shumë të rëndësishme në duart e disave që nuk meritojnë në asnnjë aspekt të marrin guximin dhe të flasin në emrin e popullit. Pse?

Sepse disa as që meritojnë të thonë një fjalë, sepse ose u mungon dituria ose nuk guxojnë ta shprehin kurrën e kurrës, sepse mbi të gjitha mbrojnë interesin personal e jo ate kombëtar e shoqëror, dhe troç e shqip të tillët gjithnjë janë në ankth se mos vallë do ta humbin karrigën dhe privilegjet e tyre që i gëzojnë në funksionet e tyre, kështuqë, edhe pse shumë kohë ka kaluar dhe numri i madh i intelektualëve nuk e thonë fjalën e tyre publikisht. Është një dëm i madh për ne si komb e si shoqëri. Fjalët e disave të ashtuquajtur intelektualë që thuhen dhe bisedohen nëpër çajtore, kafiteri, dhe skuta të ndryshme nuk janë asgjë pos një demagogji, derisa nuk thuhen publikisht për ti dëgjuar populli dhe derisa nuk dalin në shesh për t’i lexuar opinion i gjerë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey