Deri në fund të muajit vendoset shtrenjtimi i rrymës në Maqedoninë e Veriut

Rritja e çmimit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, sipas ekspertëve është e pashmangshme, megjithëse nuk duan të japin projeksione të sakta se sa do të rritet çmimi.

Ata thonë se rritja nuk do të jetë shumë e lartë, për të mos qenë një goditje e madhe ndaj qytetarëve. Në ditët në vijim autoritetet duhet të marrin një vendim për çmimet e reja të energjisë elektrike, ndërkohë që kompanitë energjetike paraqesin përllogaritjet e tyre se sa duhet të jetë rritja e çmimit, përcjell Faktor.mk.

“Çmimi i rrymës do të jetë më i shtrenjtë siç pritej, por të themi se sa e vështirë është. Nuk pres që rritja të jetë e madhe, sepse nuk duhet të ketë shumë presione apo barrë mbi qytetarët. Duhet t’i kushtojmë vëmendje edhe barrës që mund ta përballojnë konsumatorët me rritjen e çmimit”, thotë profesori universitar Anton Çaushevski.

Çaushevski për “Factor” shpjegon se futja e blloqeve për konsumatorët mund të kontribuojë në konsumin më të ulët të energjisë, dhe theksoi se shumica e vendeve përreth tashmë kanë futur blloqe, ose planifikojnë t’i futin ato.

“Është e qartë se blloqet e para do të kenë çmimin më të lartë dhe kjo duhet bërë për ata që shpenzojnë tepër dhe që duhet të paguajnë më shumë. Askush nuk mund të paguajë të njëjtin çmim për ngrohjen e pishinave, apo gërmimin e kriptovalutave si qytetarët që shpenzojnë për nevojat bazë, si ndriçimi apo mirëmbajtja e shtëpisë. Prandaj në kuotën më të ulët duhet të përfshihen amvisëritë që shpenzojnë për nevojat elementare”, shpjegon Çaushevski.

Profesori nga Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative tregon se sipas analizave që ka bërë vitet e fundit, konsumi i energjisë elektrike në Maqedoni ka trend në rënie dhe është i pranishëm si në amvisëri ashtu edhe në kompani.

Çmimi i ri i energjisë elektrike duhet të miratohet nga Komisioni Rregullativ i Energjisë deri në fund të qershorit, gjegjësisht rryma e dorëzuar nga 1 korriku do të llogaritet me çmim të ri. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey