Derivatet e naftës me çmime të reja

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,14 % në raport me vendimin e datës 20.12.2021.
Çmimi i shitjes me pаkicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMIVSËRI (ЕL-1) nuk ndryshon.
Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU ulet për 0,504 den/kilogram dhe tani do të jetë 39,360 den/kg.
Nga data 28.12.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 73,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 75,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 64,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 64,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 39,360 (denarë/kilogram)
Në periudhën e kaluar shtatëditore, çmimet referente në bursat botërore shënojnë rritje te benzina për 1,238 %, te nafta për 0,08%, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 0,112 %, ndërsa te mazuti ka ulje për 1,447%.
Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i ulët për 0,154%.
Nga KRRE theksojnë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 28.12.2021. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey