Deschamps: Zërat që çojnë Zidane te Franca nuk më shqetësojnë!

Zinedine Zidane vazhdon të jetë i papunë që nga momenti që vendosi të largohej nga stoli i Realit të Madridit në fund të sezonit të kaluar.

Emri i tij vazhdon të lakohet për të marrë drejtimin e kombëtares franceze, pozicion të cilin aktualisht e mban Didier Deschamps i cili pavarsisht zërave e bën i qetë punën e tij dhe nuk i trembet aspak një shkarkimi të mundshëm siç ka deklaruar vetë ish-trajneri i Juventusit në një intervistë.

“Për kalimin e Zidane në stolin e Francës flitet që prej vitit 2016-të, por unë nuk do të komentoj as këtë mundësi dhe as ndonjë tjetër. Edhe pse nuk e kam problem ta bëj në çdo rast, pasi nuk më prish qetësinë”, fjalë këto të Deschamps që ka besimin e numrit 1 të Federatës Franceze të Futbollit Noel Le Graet dhe beson se do të qëndrojë te Franca.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey