Dëshmia e një vajze nga Tetova: Zjarri mund të jetë shkaktuar nga defibrilatori me të cilin mjekët përpiqeshin të reanimonin një paciente

Një vajzë nga Tetova, babai i së cilës po trajtohej nga kovidi në spitalin modular në Tetovë, thotë se zjarri me gjasë ka shpërthyer pasi mjekët në dhomën ngjitur me defibrilator përpiqeshin të reanimonin një vajzë që po luftonte me jetën. Në momentin e intevenimi, thotë ajo, ka dëgjuar thirrjet se në dhomën ngjitur duhet të reanimonin një vajzë, mjekët dhe infermierët ishin shpërndarë, kurse menjëherë pas kësaj janë dëgjuar thirrjet paniku se ka shpërthyer zjarri, shkruan Slloboden Peçat.

Se ka mundësi që defibrilatori të ketë shkaktuar tragjedinë në spitalin e Tetovës për “Slloboden Peçat” pohojnë edhe mjekët nga reparti infektiv i spitalit, me të cilët biseduan në kushte anonimiteti. Sipas këtyre versioneve jozyrtare, ka mundësi që të ketë pasur shkëndija të prizës me të cilën ishte lidhur defibrilatori, ose që vetë shkëndijat e defibrilatorit të shkaktojnë zjarr. Ky version ende nuk është konfirmuar nga burimet zyrtare në hetim.

Tetovarja thotë se zjarri filloi të përhapet me shpejtësi, por me ndihmën e stafit mjekësor, ajo arriti ta nxjerrë babanë e saj të sëmurë nga spitali përmes dritares. Më pas ai ishte vendosur në repartin intern të spitalit të Tetovës.

“Pashë njerëz të djegur, kufoma, shumë të plagosur, ishte e tmerrshme! Një pamje të tillë nuk ia uroj askujt që ta shohë. Spitali u dogj për disa minuta, në ato dy minuta kush arriti të shpëtojë, shpëtoi, digjej shumë shpejt”, dëshmoi vajza nga Tetova për “Slloboden Peçat”.

Zyrtarisht, shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. Në këto momente është duke u zhvilluar, pas së cilës autoritetet do të dalin me informacion zyrtar.

Përndryshe spitali modular për pacientët me Kovid-19 në Tetovë u kaplua nga zjarri mbrëmë në orën 21.02 minuta. Në orën 10 të mëngjesit Qeveria e Maqedonisë njoftoi se do të mbajë seancë urgjente për këtë tragjedi. Në këtë fatkeqësi është raportuar për 14 viktima deri më tani, ndërkohë vazhdon evakuimi i personave.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey